Teknologjia “TUMO” në stadiumin “Air Albania”/ Rama: Përgjigje për ata që thoshin se stadiumi u bë për shopping

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri  Edi Rama dhe kryebashkiaku Erion Veliaj ishin prezentë në stadiumin “Air Albania” për përurimin e qendrës teknologjike “TUMO”.

Kjo qendër e ngritur nga bashkëpunimi mes qeverisë, Bashkisë Tiranë dhe Fondacionit Shqiptaro-Amerikan do të krijojë mundësinë që rreth 1 mijë fëmijë të moshave nga 12 deri në 18 vjeç, të përfshihen në tetë disiplina mësimore për sa i përket zhvillimit të video-lojërave, animimit, dizajnit grafik, prodhimit të filmit, muzikës, programimit, robotikës dhe modelimit 3-D.

Rama e cilësoi këtë investim edhe si një përgjigje ndaj skeptikëve për stadiumin “Air Albania”.

“Ndaj atyre që thoshin se stadiumi po rindërtohet për të bërë shopping dhe tregti, atyre që pranonin se nën shkallët e stadiumit të ishin krejtësisht të papërdorshme ja që aktualisht nuk është. U ndjeva në ngërç të moshës, pasi Zaho është nën kësaj moshe, por më vjen mirë që 1 mijë fëmijë do të kenë mundësinë të hyjnë në këtë botë magjike dhe të kenë në dorë instrumente që kanë moshatarë të tyre në Moskë, Berlin dhe Paris.”, theksoi Rama.

Tirana bëhet kështu kryeqyteti i katërt pas Moskës, Parisit dhe Berlinit, jashtë Jerevanit në Armeni, që ka një qendër teknologjie “TUMO”. Ky projekt i cili synon të zhvillohet më tej me koordinimin e AADF-së dhe Bashkisë Tiranë.

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Donin të digjnin mbeturinat, flakët u përhapën në pyje. Procedohen tre qytetarë në Fier

Tre persona janë proceduar penalisht nga policia në qarkun e Fierit, pasi dyshohen se kanë nisur zjarret që prej...

Punonjësit e Policisë së Vlorës dhurojnë gjak për fëmijët e prekur nga Talasemia

Punonjës të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë dhe të komisariateve në varësi iu bashkuan nismës sensibilizuese “Dhuro gjak, shpëto jetë!”, duke dhuruar gjak për...

Oficeri gjerman i sigurisë rrëfen ditët e krizës në Ambasadë në 1990-ën

35 vite pas krizës së Ambasadave, ku më se 5 mijë shqiptarë hynë në selitë diplomatike për t’i ikur komunizmit, Ambasada Gjermane në Tiranë...

Gjirokastra, 20 vite në UNESCO, Rama ndan pamjet: Pasuri e botës dhe e shpirtit

Kryeministri Edi Rama ka ndarë këtë të martë, 15 korrik, disa pamje nga Gjirokastra, teksa ky qytet i lashtë dhe me vlera të rralla...

100 milionë lekë arkëtime nga qiratë e pasurive të sekuestruara

Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (AAPSK) ka shënuar një rritje të ndjeshme të të ardhurave nga qiradhënia në gjashtëmujorin e...

Lajme të tjera

Web TV