“Administrata vuan ende nga ryshfeti”/ Rama: Synojmë që shërbimet ndaj qytetarëve t’i kalojmë online

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama deklaroi se qeveria synon që të mbyllë shërbimet në zyra, për tu zhvendosur online. Këto deklarata Rama i bëri gjatë fjalimit në ceremoninë e hapjes së zyrave të Akademisë së Kodimit nga Protik.

Sipas kryeministrit, administrata vuan ende nga një  sëmundje e vjetër siç është ryshfeti prandaj kjo gjë duhet të ndodhë sa më parë.

“Ka në gjuhën shqipe një sërë fjalësh që nëse do kishin gojë të flsnin do kishin krijuar një fjalë të persekutuarish. Fjala vizion, plan, program që i dëgjojmë përditë. Sot e dëgjova fjalën vizion nga moderatori si pakherë në vendin e duhur e në momentin e duhur kur prezantoi Lindën, drejtoren e AKSHIT. Pa Lindën, pa AKSHIN, pa lidershipin e saj nuk do kishim  arritur këtu ku jemi sot. Këtu ku jemi sot kemi arritur duke bërë një kapërcim shumë të madh. Shembulli më kuptimplotë për këtë kapërcim besoj është në dy shifra të thejshta. Në fund të 2013 AKSHI ishte krijuar ekzistone dhe shërbimet online në Shqipëri ishin 13. Në dhjetor shërbimet online do jenë 1200. Besoj se shifra flet vetë, ashtu sikurse flet shumica e përdoruesve.

Ambicia jonë të mbyllim këtë kapitull me hallet e njerëzve si pasojë e një administrate që është ende e re për të qenë në lartësinë e duhur dhe që vuan nga sëmundje të vjetra, si rryshfeti. Ta mbyllim duke çuar në xhepin e çdokujt, në smartfonin e çdokujt të mos ketë nevojë më askush që të dalë nga shtëpia të mbajë rradhën dhe të presë me ankth se çfarë lloj fytyre do ketë shteti për të, në trajtën e administratorit të rradhës, që sado është përmirësuar mbetet një fytyrë e padëshirueshme“, theksoi  Rama.

Lexo edhe :  Pano Soko: "Turp për ne, kam frikë t'i shoh votuesit tanë në sy"

Gjithashtu, shefi i qeverisë tha se deri në fund të vitit do të kemi mundësinë të marrin 1200 shërbime online, kurse aktualisht janë 660 shërbime.

“Në fund të vitit do ta kemi për të gjithë mundësinë që 1200 shërbime ti marrin pa shkuar në zyra pa pritur që dikush t’u japë një dorë për të kapërcyer rradhën apo për ta marrë më shpejt apo për të mos qenë të refuzuar.

Është e sigurt që sot ka një çlirim të konsiderueshëm, sot që flasim kemi 660 shërbime aktive dhe me futjen e bllokut të fundit të shërbimeve online mbyllet faza e revolucionit dixhital. Dje ishte një moment gëzimi që pasohet nga gëzimi i sotëm sepse të dyja aktivitetet janë të lidhura me njëra tjetrën qoftë hapja e TUMO Tiranës. Së shpejti është dhe një projekt tjetër që do të hyjë në jetën e të rinjve tanë, ai i Starp Up-eve që më të mirët e më të mirëve ne ti çojmë  silikonvali”, shtoi kryeministri.

Ndërkohë, ditën e djeshme kreu i qeverisë ishte prezent në stadiumin “Air Albania” për përurimin e qendrës teknologjike “TUMO”.

Pa.Va/Fjala.al

 

Të fundit

Elena Kocaqi: Politika shqiptare vuan nga mungesa e burrërisë

Kryetarja e Aleancës Kombëtare Shqiptare, Elena Kocaqi, ka komentuar përplasjen e fundit për mandatin e vetëm të “Nisma Shqipëria...

Rama me ndryshime, Ristanit i ngarkohet detyra e re

Në mbledhjen me dyer të mbyllura të zhvilluar pasditen e sotme, mësohet se kryeministri Edi Rama ka kërkuar që nga 4 nënkryetarë që ka...

Kurti: Këtë fundjavë do të kemi lajmin final

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se partia e tij ka gatishmëri për të bashkëqeverisur me Nismën...

Publikoi letrën e turpshme të Trump, Shtëpia e Bardhë përjashton gazetën

Shtëpia e Bardhë ka përjashtuar Wall Street Journal nga grupi i mediave që do të mbulojnë udhëtimin e presidentit Donald Trump në Skoci këtë...

Dumani shkarkoi Krajën, Murrizi: Kanë bërë sherr për BKH-në

Deputeti Myslim Murrizi ka reaguar në rrjete sociale pasi kreu i SPAK, Altin Dumani, shkarkoi nga posti i Drejtorin me Marrëdhëniet me Jashtë, Arben...

Lajme të tjera

Web TV