Ministria e Shëndetësisë hap kinematë pas 7 muajsh

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministria e Shëndetësisë ka vendosur që të rihapë kinematë sipas protokolleve të Covid-19.

Vendimi:

PËR NJË NDRYSHIM NË URDHRIN NR. 351, DATË 29.5.2020 “PËR MARRJEN EMASAVE TË VEÇANTA DHE KUFIZIMEVE PËR PARANDALIMIN E PËRHAPJES SËCOVID-19”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të nenit 102, pika 4, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, të nenit 7, pika 4, të ligjit nr. 15/2016 “Për parandalimin dhe luftimin e infeksioneve dhe sëmundjeve infektive”, të udhëzimeve të Institutit të Shëndetit Publik, me qëllim mbrojtjen e shëndetit të popullatës nga infeksioni i shkaktuar nga COVID-19, nenit 113, të ligjit nr. 44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë”, si dhe vendimit të Komitetit Teknik nr. 4540, datë 9.10.2020,

URDHËROJ:

Në urdhrin nr. 351, datë 29.5.2020 “Për marrjen e masave të veçanta dhe kufizimeve për parandalimin e përhapjes së COVID-19”, të ndryshuar, bëhet ndryshimi si më poshtë vijon:

  1. Në pikën 3, germa “b”, termi “kinematë”, shfuqizohet.
  2. Aktiviteti i kinemave të ofrohet në përputhje me protokollet e miratuara nga Instituti i Shëndetit Publik për parandalimin e përhapjes së infeksionit COVID-19.

Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.

MINISTËR I SHËNDETËSISË DHE MBROJTJES SOCIALE

Ogerta Manastirliu

Hapja e kinemave bëhet pas 7 muajsh, por këtë herë gjithçka do të procedohet në bazë të protokolleve për ndalimin e përhapjes së Covid-19.

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Zjarr në një servis automjetesh në Patos, tymi mbulon zonën

Pjesa e pasme e një servisi automjetesh është përshirë nga flaket disa minuta më parë pranë vendit të quajtur...

Tendencat digjitale në Shqipëri/ Çfarë aplikacionesh po përdoren më shumë?

Prej disa muajsh, në Shqipëri po shfaqet një tendencë e qartë për aplikacionet më të shkarkuara, duke reflektuar edhe preferencat në rritje të shqiptarëve...

Fluks rekord udhëtarësh në Portin e Durrësit gjatë gushtit

Porti i Durrësit po përjeton një nga periudhat më intensive të këtij sezoni veror, me një fluks të lartë udhëtarësh dhe automjetesh që hyjnë...

Rrezikoi jetën për të shpëtuar të moshuarën në Gramsh, flet oficeri: Tre ditë tmerri!

Alfred Zhupani është specialist për hetimin e Krimeve në Komisariatin e Gramshit, por për shqiptarët ai u bë i njohur nga një fotografi teksa...

Karuseli i zërave për mocionin ‘Berisha’ të shtatorit

Ylli Pata Të mësuar tashmë që nga 2017-a, ekzaktësisht pas zgjedhjeve të dyta rresht që fitoi Edi Rama, publiku priti emrat e ministrave në gusht....

Lajme të tjera

Web TV