Koronavirusi/ Katalunja vendos kufizime të reja, ndërsa Europa lufton me valën e dytë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rajoni verilindor i Spanjës, Katalunja, ka vendosur të mbyllë baret dhe restorantet për 15 ditë, duke filluar nga dita e enjte, ndërsa vendi po përpiqet të ngadalësojë përhapjen e koronavirusit.

Në të gjithë Europën, qeveritë, po vendosin masa të reja me qëllimin për të parandaluar përhapjen e një vale të dytë infeksionesh.

Republika çeke ka mbyllur shkollat, baret dhe restorantet.

Në Holandë një bllokim i pjesshëm ka hyrë në fuqi. Gjithashtu, të mërkurën, presidenti francez Emmanuel Macron është vendosur të detajojë një plan masash të reja për Parisin dhe disa qytete të tjera.

Në të gjithë Europën, po rriten rastet e reja, me Rusinë që raportoi një rekord prej 14,321 të infektuar dhe 239 viktima brenda 24 orëve të fundit.

Por edhe ato vende që arritën të mbajnë një numër të ulët të infektuarish me Covid-19, kanë raportuar një numër në rritje të rasteve të reja.

Gjermania, për herë të parë, ka shënuar më shumë se 5,000 të infektuar që nga muaji prill.

Zyrtarë të institutit të shëndetit publik në Gjermani, kanë bërë me dije një “rritje të përshpejtuar të transmetimit të infeksionit në popullatë”./Re.D/Fjala.al

Të fundit

Altin Dumani u përlesh fizikisht me gjyqtaren? Reagon GJKKO ndaj Berishës

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka reaguar ndaj akuzave të kreut...

IKMT “shkund” Llogaranë, ultimatum bizneseve: Çmontoni vetë objektet

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ka zbarkuar të hënën në zonën turistike të Llogarasë, ku ka filluar verifikimin e ndërtimeve pa leje. Inspektorët...

Zjarr në malin e Dukatit/ Asfiksohen tre zjarrfikës, dërgohen menjëherë në spital

Tre zjarrfikës në Vlorë janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore. Kjo për shkak se kanë pasur probleme me frymëmarrjen, asfiksi për shkak të...

Dash Sula: Në PD mungon analiza, sulmohen të rinjtë që duan ta sjellin në pushtet

Deputeti demokrat Dashnor Sula i ka bërë thirrje Partisë Demokratike që të marrë në konsideratë thirrjen e kryebashkiakut të Kavajës, Fisnik Qosja, për të bërë...

Kurti zbulon ofertën! Kosova do ketë qeveri me dy parti?

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se partia e tij ka gatishmëri për të bashkëqeverisur me Nismën...

Lajme të tjera

Web TV