Patozi shënjestron udhëheqësit për 21 Janarin: Ja nga se do të gjykohen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish deputeti i Partisë Demokratike Astrit Patozi, me anë të një statusi në Facebook ka bërë komentin e tij lidhur me ngjarjet historike të 21 janarit ndër vite. Duke sjellë në kujtesë çdo 21 Janar që ka lënë gjurmë në histori, Patosi ka vënë theksin se secili ka zgjedhur janarin e vet.

Që nga Kongresi i Lushnjës në vitin 1920, te vdekja e themeluesit të shtetit të Kosovës Ibraim Rugova në vitin 2006, e deri te 21 janari i vitin 2011 kur në bulevard u vranë 4 protestues, Patosi ka renditur një nga një ngjarjet. Dhe kane kaluar plot 100 vite që nga 21 janari i Kongresit të Lushnjës e deri në 21 Janarin sot, të cilat sipas tij janë shumë për të mos nxënë.

Patosi shton më tutje se vlen jo vetëm për 21 Janarin por për çdo datë tjetër në kalendar se askush nuk do të gjykohet nga ato që thotë për veten por ato që ka bërë për popullin e vet.

Statusi i Plotë i Patozit:

SECILI KA ZGJEDHUR 21 JANARIN E VET

Secili ka zgjedhur 21 janarin e vet, jo për të respektuar vlerat dhe parimet që mbron, por për t’ia përplasur historinë në fytyrë kundërshtarit. Madje edhe kur flitet për një vdekje të qetë në shtrat si ajo e themeluesit të shtetit të Kosovës, Ibrahim Rugova, sërish kihet parasysh armiku i sotëm.

Do të mjaftonte kjo ndarje preferencash përkujtimore dhe rrëfimet diametralisht të kundërta të “veteranëve” për ta ndjerë veten të turpëruar si shqiptarë. Në këtë ditë krenaria për Kongresin e Lushnjës do të kishte kuptim vetëm për nxënësit e fillores, sepse gjithë të tjerët do ta krahasonin automatikisht me parlamentin e sotëm dhe do të ulnin kokën.

Lexo edhe :  Berisha udhëton drejt Spanjës, merr pjesë në kongresin e PPE

100 vjet janë tmerrësisht shumë për të mos nxënë se në një vend normal patriotët dhe tradhtarët nuk e emërojnë vetë njëri-tjetrin dhe se engjëjt apo djajtë e kulluar nuk ekzistojnë.

Por mbi të gjitha, se askush nuk do të gjykohet nga ato që thotë për veten dhe për ata që ka përballë, por vetëm për atë që ka bërë për popullin e vet. Dhe kjo vlen për 21 janarin dhe për çdo datë tjetër me të kuqe apo me të zezë të kalendarit tonë.

Koha ikën shpejt dhe ajo është gjithmonë e pamëshirshme për gënjeshtarët./Fjala.al

Të fundit

Balkan Insight: Ende asnjë shpjegim zyrtar mbi fatin e emigrantëve të zhdukur në Gjadër

Një deputete italiane e opozitës po kërkon sqarime pasi 16 nga 41 migrantët e transferuar në Shqipëri dy...

Lapaj: 12 majin kthejeni në ditën e shpresës, mos e bëni ditën e ‘ikjes së madhe’

Drejtuesi i koalicionit “Nisma-Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, gjatë një takimi elektoral të zhvilluar mbrëmjen e sotme me qytetarët e Tiranës në zonën e Xhamllikut,...

Agron Shehaj: Po rritemi në sondazhe sepse jemi të vërtetë, nuk premtojmë qiqra në hell

Sipas sondazheve të fundit, Partia ‘Mundësia’ e drejtuar nga Agron Shehaj është forcë e tretë në Shqipëri, duke rrëzuar paragjykimet se partitë e reja...

Fushata zgjedhore, premtimi i Ramës në Roskovec: Paga minimale do të jetë 650 euro

Kryeministri Edi Rama zhvilloi pasditen e kësaj të martë një takim nga Roskoveci në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet 2025. Gjatë fjalimit të...

Rregullorja e Eurovision 2025/ Artistëve u ndalohet të mbajnë flamuj LGBTQ+ në skenë

Sipas një politike të re të Eurovisionit për vitin 2025, artistët dhe delegacionet e tyre do të mbajnë vetëm flamurin zyrtar të vendit të...

Lajme të tjera

Web TV