Spiropali: Kur Meta dhe Monika vidhnin votat e FRESSH, unë isha studente ekselente

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali ka denoncuar sot gjuhën e presidentit Ilir Meta, nga foltorja e Kuvendit. Ajo akuzoi edhe njerëzit pranë Metës, duke thënë se përdorin gjuhë urrejtje, seksiste dhe mizogjiniste, ndaj grave, kryesisht ndaj saj.

Nga foltorja e Parlamentit Spiropali tha sot se vetë ia ka kthyer përgjigjen e merituar Metës, pasi di si të mbrohet, por shtoi se gjuha e përdorur nga Presidenti është një shembull shumë i keq për shqiptarët, sidomos për  gratë.

“Dua të ndalem te diskriminimi gjinor, te gjuha e urrejtjes ndaj grave, te mizogjinia, një gjuhë që e gjen në krye të institucionit të presidentit të republikës”, tha Spiropali.

Më tej ajo shtoi se, “Unë jam një grua, një nënë që jam përballur jo pak. Jo vetëm zëdhënësi i tij, jo vetëm grupi i tij, por vetë presidenti i republikës përdor gjuhë urrejtje.

Nuk është puna për mua personalisht, unë ua kam kthyer përgjigjen dhe di të mbrohem. Por është shembulli që jep presidenti për të gjithë qytetarët e këtij vendi, që të mos përdorin gjuhën e urrejtjes, gjuhë seksiste”.

Spiropali u shpreh se: “Çfarë shembulli është ky, si ka mundësi të bjerë në nivele të tilla komunikimi. Kjo s’më përket mua. Unë në ’99 jam larguar nga Shqipëria kur personi në fjalë Ilir Meta dhe kryetarja e LSI vidhnin votat e FRESSH për të vjedhur Shqipërinë, unë kam ikur si ekselente, jo me paratë e babait në Londër. Presidenti nuk mund të thyejë çdo konventë, çdo kod, çdo moral. Të ulet e të lexojë konventat që ka nënshkruar. E kanë nga dëshpërimi”.

Sakaq, në Kuvend, deputetët e opozitës së re, më konkretisht Ralf Gjoni, kërkoi  që të ndërmerret sërish nisma për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta, dhe në vend të tij të emërohet një grua./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Rrëzohet helikopteri, humbin jetën dy ministra

Një helikopter ushtarak u rrëzua në rajonin Ashanti të Ganës jugore të dielën dhe si pasojë e aksidentit ajror...

Trump flet me Zelenskyn pas takimit Putin-Witkoff

Si Axios ashtu edhe Reuters raportojnë se presidenti amerikan Donald Trump po flet tani me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky. Reuters po transmeton një citat me...

Igli Tare kërkon lojtarin e Shqipërisë për te Milani!

Milan ka zyrtarizuar transferimin e Ardon Jasharit nga Club Brugge për 39 milionë euro, bashkë me bonuset. Por, Ardon Jashari ndoshta nuk do jetë...

Skandali me fondet e BE-së, Mitsotakis bllokon hetimet

Një skandal i përmasave të mëdha po trondit politikën greke, pasi dyshohet se qindra miliona euro nga fondet e Bashkimit Evropian për bujqësinë janë...

Skafi përplaset me shkëmbin, lëndohen tre turistë nga Kosova

Një aksident detar është regjistruar mesditën e së martës pranë ishullit Diaporos, në zonën turistike të Halkidikit në Greqi. Sipas autoriteteve portuale greke, një skaf...

Lajme të tjera

Web TV