“Jam i trishtuar, por edhe i zemëruar”/ Valentino Rossi, pozitiv me Covid-19

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kishte ndodhur më parë në Formula 1, por tanimë ka ndodhur edhe në Moto GP. 9-herë kampioni i botës, Valentino Rosi, është bërë piloti i parë në nivelin më të lartë të Kampionatit Botëror të Motoçiklizmit, që do të mungojë në një garë për shkak të rezultimit pozitiv për virusin Covid-19.
9-herë kampioni i botës, Valentino Rosi, është bërë piloti i parë në nivelin më të lartë të Kampionatit Botëror të Motoçiklizmit, Moto GP, që do të mungojë në një garë për shkak të rezultimit pozitiv për virusin Covid-19. Kjo nënkupton se ai do të mungojë në garën e fundjavës në Aragon, por edhe në garën tjetër, që do të mbahet një javë më pas po në të njëjtën pistë.
Veterani italian iu nështrua dy testeve për virusin korona pasi ndjenjë dhimbje të lehtë koke dhe kishte ethe të lehta kur u zgjua në mëngjes së enjten. Dhe ndërkohë që testi i shpejtë i rezultoi negativ, ai standard, përgjigja e të cilit erdhi në ora 16:00, rezultoi pozitiv. Mungesa e italianit në Aragon vjen teksa 6 inxhinjerë të skuadrës së “Jamaha”-s, përfshi këtu drejtuesin e projektit të motorit “M1”, Takahiro Sumi, munguan në garën e javës së shkuar në Lë Mons, për shkak të vetëkarantimit, pasi një anëtar i grupit të tyre rezultoi pozitiv për “Covid-19”.
Nuk është ende e qartë nëse inxhinierët do të rikthehen me skuadrën e tyre në garën e fundjavës në Spanjë. Ndërkaq, rezultimi pozitiv me “Covid-19” vjen teksa piloti italian i skuadrës japoneze është rrëzuar në të 3 garat e fundit, duke mos i mbyllur dot ato, ndërsa dergjet në vendin e 13-të të renditjes së përgjithshme të pilotëve në Botërorin e këtij sezoni.
“Jam i trishtuar, por edhe i zemëruar, sepse kam bërë më të mirë time për respektuar protokollin”, – ka deklaruar Valentino Rosi, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. “Sidoqoftë, gjërat janë kështu siç janë dhe unë nuk mund të bëj asgjë për të ndryshuar gjendjen, – ka vijuar ai. – Tanimë unë do të ndjek këshillat mjekësore dhe shpresoj të shërohem sa më shpejt.”

Në mungesë të Rosit, gjasat janë që vendin e tij ta marrë një njohje e vjetër e Moto GP-së, 3 herë kampioni i botës dhe piloti i testimeve të “Jamaha”-s, Horhe Lorenco.

Të fundit

Një president amerikan pa zë dhe 60 mijë palestinezë të vrarë

Nga Sean Mathews, artikull i Middle East Eye Që nga rikthimi në Shtëpinë e Bardhë, presidenti amerikan Donald Trump ka...

30 p.e.s – Beteja e Aleksandrisë: Bie sundimi i Ptolemejve në Egjipt, triumfon Oktaviani

Beteja e Aleksandrisë (30 p.e.s) ishte një përballje vendimtare në historinë e Republikës Romake, që shënoi fundin e sundimit të Ptolemejve në Egjipt dhe...

Horoskopi ditor, 31 Korrik 2025

Dashi Nëse doni qe marrëdhënia me partnerin te ece edhe me mire sot duhet te tregoheni me te përkujdesur për te dhe t’i kushtoni kohen...

A ke përdorur drogë? Ja si u përgjigj Rama për gazetën gjermane

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për “Die Ziet” ku ka folur për fëmijërinë dhe arritjet e tij në politikë. Por jo vetëm...

7 persona vdiqën nga kequshqyerja në Gaza brenda 24 orëve

Shtatë persona të tjerë kanë vdekur nga kequshqyerja në Rripin e Gazës në 24 orët e fundit, tha Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga...

Lajme të tjera

Web TV