Presidenti Pontreli: Kjo Dinamo më ngroh, Superiorja mbetet objektivi madhor

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti italian i bluve të kryeqytetit vlerëson grupin, beson tek kthimi në Superiore. Ka parë skuadrën e tij t’i marrë një barazim të merituar Vllaznisë së Superiores në miqësoren e së mërkurës në Kompleksin Sportiv “Internacional” në Pezë-Helmës dhe presidenti i Dinamos, Marko Potreli, ka mbetur i kënaqur me të tijtë. “Po, më pëlqeu mjaftueshëm, – ka deklaruar ai, duke folur pas ndeshjes.”
“Është një skuadër shumë kompakte, por është shumë herët për të folur, sepse kemi një rrugë të gjatë për të bërë, kështu që të presim, – ka vijuar ai. – Pak u shumë ky është grupi që ne kemi ndërtuar, të paktën për të gjysmë të parë të sezonit dhe, nëse do të na duhet të bëjmë ndonjë modifikim, do ta bëjmë në janar.” Ndryshe nga sezoni i shkuar, kur luante në Jug, në sezonin e ri, Dinamo do të militojë në grupin e Veriut.
Por për kreun e bluve kryeqytetas, kjo pak rëndësi ka. “Për mua, asgjë nuk është e lehtë, – ka thënë Pontreli. – Ne jemi një skuadër që duhet të shikojmë në çdo ndeshje vetëm objektivin tonë, Kështu që do të luajmë çdo fundjavë dhe do të shohim ku mund të arrijmë.” Po a është Dinamo e ndërtuar për të synuar Superioren? “Futbolli është mjaftueshëm i veçantë dhe asgjë nuk mund të thuhet me siguri”, – përgjigjet italiani.
“Skuadra është ndërtuar për këtë qëllim, por do ta shohim nëse do ta arrijmë, – ka vijuar ai. – Futbolli është i mbushur me të papritura dhe ne duhet ta tregojmë veten çdo të shtunë.” Miqësorja e së mërkurës pa Vllazninë më mbizotëruese në pjesën e parë, por në të dytën, ishte Dinamo që e kontrolloi lojën dhe mund të kishte rrëmbyer edhe fitoren.

Lexo edhe :  Flamurtari firmos kontratë 20 milionë euro me Real Madridin!

Pa.Va/Fjala.al

 

Të fundit

Korçë, makina përplas këmbësoren me pasojë jetën

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën që të çon drejt fshatit Voskop. Sipas informacionit paraprak, një automjet...

Anglishtja, kusht për shoferët e kamionëve!

Administrata amerikane ka paralajmëruar se disa shtete mund të përballen me ndërprerje të fondeve federale nëse nuk zbatojnë rregullat e reja. Departamenti i Transportit bëri...

Putin “zbret” në festivalin e Venecias, Gaza dominon eventin

Venecia ka shtruar tapetin e kuq dhe është gati të mirëpresë ajkën hollivudiane, në edicionin e 82-të të festivalit prestigjoz të filmit. Yje të kinemasë,...

Piktura holandeze e vjedhur nga nazistët gjendet në Argjentinë

Më shumë se 80 vjet pasi u vodh nga nazistët nga një tregtar i artit hebre në Amsterdam, një portret i një mjeshtri italian...

Trump: Dënime me vdekje për vrasësit në Uashington

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë të martën se do të kërkojë dënime me vdekje për vrasësit në Uashington, në kuadër të luftimit të...

Lajme të tjera

Web TV