Korçë/ Transportonin 10 emigrantë të paligjshëm kundrejt fitimit, në pranga 3 persona

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tre persona kanë rënë në prangat e policisë në qytetin e Korçës pasi u kapën në flagrancë duke transportuar 10 emigrantë të jashtëligjshëm.

Në kuadër të operacionit “Perimetri”, në pranga kanë rënë Abigel Kola, 29 vjeç, banues në Divjakë, të cilit iu gjetën 3 emigrantë në makinë.

I riu është konstatuar në afërsi të vendit të quajtur “Kryqëzimi i Libonikut”, Maliq, nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen”, të cilët i kanë bërë me shenjë të ndalonte, por Abigel Kola nuk i është bindur urdhrit të tyre për të ndaluar.

Pasi janë vënë në ndjekje dhe bënë të mundur ndalimin e tij, gjatë kontrollit që forcat e Policisë ushtruan në mjetin e 29-vjeçarit, gjetën tre emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt fitimit, ky shtetas iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Ndërsa janë arrestuar edhe Fatjona Vuçaj, 25 vjeçe, banuese në Durrës dhe Dhimitri Beba, 24 vjeç, banues në Tiranë. 25-vjeçarja është konstatuar në lagjen nr. 3, Pogradec, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, nga shërbimet e Policisë, të cilët i kanë bërë me shenjë që të ndalonte, por kjo e fundit nuk iu është bindur urdhrit të tyre.

Forcat e Policisë janë vënë në ndjekje të mjetit dhe kanë bërë të mundur ndalimin e saj në afërsi të fshatit Memlisht, ku brenda mjetit iu gjetën shtatë emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt fitimit u kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE, në bashkëpunim me 24 vjeçarin.

Sakaq materialet i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë e Pogradec, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”./Bl.Ba/Fjala.al

Lexo edhe :  Ngjarja në Mat/ Autori i dyshuar, dëshmitar okular në atentatin ndaj Azem Hajdarit

Të fundit

Rama: “Bankers” na detyrohet 240 mln euro, Prokuroria t’ia nxjerrë ujin e zi!

Kryeministri Edi Rama u ndal sot, 21 korrik, te “Bankers Petroleum”, duke mbështetur Prokurorinë e Fierit në hetimin e...

“Në Tiranë, kemi një situatë jo të zakonshme”/ Rama flet për Veliajn në “Sy më sy”

Kryeministri Edi Rama teksa komentoi vendimin për pastrimin e hapësirave publike në Tiranë të zaptuara, u shpreh se në kryqytet ka pasur një situatë...

Aksident tragjik në Athinë, humb jetën 22-vjeçarja nga Vlora

Një 22-vjeçare shqiptare ka humbur jetën nga një aksident tragjik në Athinë. Izabela Kuteli, me origjinë nga Dukati i Vlorës, humbi jetën në mënyrë...

“Putin do sulmojë me mbi 2 mijë dronë”, gjenerali paralajmëron rrezikun për Ukrainën

Rusia po planifikon të sulmojë me mbi 2 mijë dronë Ukrainën. Këtë fakt e ka bërë të ditur gjenerali gjerman Christian Freuding në një...

1973 – Vrasja e gabuar në Lillehammer, Mossadi gaboi shënjestrën

Më 21 korrik 1973, qyteti i qetë Lillehammer në Norvegji u bë papritur skena e një operacioni të errët dhe të dështuar të shërbimit...

Lajme të tjera

Web TV