Basketboll, skuadrat shqiptare nuk i tremb “Covid-19”, me merkato amerikane

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Teuta konfirmon 3 lojtarë nga përtej Atlantikut, Vllaznia ka 3, pret edhe të tjerë. Përkundër idesë se kriza e shkaktuar nga epidemia e virusit korona do të ndikonte në financat e skuadrave dhe, rrjedhimisht, do të ndikonte edhe në merkaton e tyre, realiteti po tregon të kundërtën.

Kështu, është skuadra e Teutës, e cila në fakt kishte rënë në njëfarë përgjumjeje, duke mbetur prapa dy rivaleve të sezonit të shkuar, Goga Basketit dhe Vllaznisë, e cila është zgjuar dhe përgjetë këtyre 10 ditëve të fundit ka bërë 3 përforcime cilësore me basketbollistë amerikanë.

Kështu, në ditët e para të tetorit mbërriti në skuadrën durrsake i riu Xhordan Strouberi. Ai luan në pozicionin 1, dhe ka përvojë në kolegjet amerikane, në Divizionin 1 të NCAA-së, ku ka milituar në radhët e ekipit Merser.

Kjo është përvoja e parë e tij profesioniste. Ndërkaq, pak ditë më parë, ka mbërritur përforcimi i radhës për Teutën dhe bëhet fjalë për një rikthimin, pasi Bilal Riçardsoni ka luajtur për durrsakët edhe sezonin e shkuar. Ai luan ne pozicionet 4-5 dhe pritet të japë ndihmesën e tij për ekipin durrsak bregdetar në sezonin e ri.

Ndërkaq, të enjten në mbrëmje ka ardhur edhe përforcimi i 3-të i huaj për ekipin durrsak, teksa rikthehet pas një sezoni shumë të mirë të shkuar edhe amerikani tjetër, Mitçëll Pelizier. Ndërkaq, në ditët e para të tetorit kanë mbërritur në Shkodër edhe dy lojtarët amerikanë, Kuinsi Harding dhe Riki Medison.

Dy lojtarët vijnë nga përvoja të mëparshëm në Evrope përkatësisht nga Superliga rumune dhe ajo gjeorgjiane. Pas përforcimit me lojtarët e ekipit kombëtarë, Daniel Lekndreaj dhe Julian Hamati lojtarët e sapo mbërritur konsiderohen tepër të rëndësishëm për arritjen e objektivit për këtë sezon për Vllazninë, e cila sidoqoftë nuk është ndalur me kaq.

Lexo edhe :  Skandal në Ukrainë, arrestohen 4 qeveritarë, abuzuan me dronët

Kuqeblutë kanë zyrtarizuar të premten mbërritjen e Deni Lo’hornit, amerikanit që luan në rolin e organizatorit. Ai vjen pas përvojave në kampionatin e Republikës Çeke, atij ukrainas dhe së fundmi atij të Maqedonisë së Veriut.

Ndërkohë, skuadra shkodrane, e drejtuar nga presidenti i dyfishtë, edhe i basketbollit, edhe i futbollit, Alban Xhaferi, pret edhe të paktën dy përforcime të tjera amerikane, 24-vjeçarin Kevin Obervajzer, që luan në pozicionin 2, por edhe një lojtar tjetër që luan në pozicionet 4-5, por që ende nuk është zyrtarizuar.

Natyrisht, një faktor shtysë në këtë merkato të ethshme të Goga Basket, Teutës dhe Vllaznisë, përveç synimit të trofeve në Kampionatin Kombëtar të Basketbollit, është edhe pjesëmarrja në Ligën Unike me Kosovën./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

“Jam e vetmja që mund ta shpëtoj Shqipërinë”/ Evi Kokalari si ndahet Berishës

Aktivistja, Evi Kokalari ka zbardhur për herë të parë ofertat e pushtetit që, sipas saj, ia bëri vetë Sali...

Për majmunët që duan t’i dënojnë shqiptarët për tradhti ndaj atdheut

Ylli Manjani ka komentuar project kodin e ri penal, ku ndër të tjera propozohet dhe rikthimi i dënimit të shqiptarëve për tradhti ndaj atdheut,...

Temperatura 50 gradë!/ Korriku 2025, i treti më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë në Tokë

Pavarësisht një rënieje të lehtë në temperatura, korriku i vitit 2025 ishte muaji i tretë më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë, sipas Observatorit Evropian...

Durrës Marina/”Projekti strategjik” mbledh 42 mln euro nga shitja e apartamenteve në ajër

Projekti strategjik i marinës së Jahteve në Durrës, që u reklamua si një investim prej 2 miliardë eurosh, dhe po zhvillohet në zonën ku...

SHBA-të nxjerrin në ankand superjahtin e sekuestruar rus, me vlerë 325 milionë dollarë

Shtetet e Bashkuara po nxjerrin në ankand superjahtin luksoz rus, Amadea, i sekuestruar me vlerë 325 milionë dollarë. Kjo shënon shitjen e parë të...

Lajme të tjera

Web TV