Një nga shkrimtarët e mëdhenj të letërsisë shqipe: Faslli Haliti, ka mbyllur sytë në moshën 85-vjeçare këtë të enjte.
Poeti, shqipëruesi, një nga penat më të rëndësishme të letërsisë sonë letrare, krijon një boshllëk të madh në librin shqiptar, e sidomos në poezinë shqipe.
Faslli Haliti lindi në Lushnjë në 5 dhjetor 1935. Ka mbaruar Liceun Artistik për pikturë. Është diplomuar për gjuhë dhe letërsi shqipe në Universitetin e Tiranës. Ka punuar mësues vizatimi dhe letërsie në Lushnjë 1961-1973.
Nga viti 1973 – 1983, për gabime ideore në krijimtari dhe veçanërisht në poemën Dielli dhe rrëkerat, ka punuar si kooperativist i thjeshtë në një kooperativë bujqësore të rrethit Lushnjë e në Komunale. Gjatë gjithë kësaj periudhe konvaleshence ideologjike iu hoq e drejta e botimit.
la.mi/Fjala.al