Pas SPAK, ndryshon koncesioni i sterilizimit. Nisma Thurje: Kursyem 1.4 mln euro, por nuk mjafton

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas denoncimit nga Nimsa Thurje në Strukturën e Posaçme AntiKorrupsion (SPAK) të koncesionit të sterilizimit, ka reaguar edhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

Sipas Manastirliut, është amenduar kontrata dhe nëse mbi 64 mijë ndërhyrje në spitale do të ketë një reduktim 25% të pagesës për çmimin e seteve dhe kompleksitetet e ndryshme.

“Kemi amenduar kontratën e sterilizimi, dua të bëj një parantezë këtu, nuk është vetëm një kontratë që ofron vetëm sterilizimin por instrumente, pesë procese pune dhe të gjithë elementëve që ofrojnë sigurie maksimale për shëndetin e qytetarëve. Një amendim i kësaj kontrate ka ndodhur në javën e dytë të këtij muaji, të janarit duke reduktuar pagesat mbi 64 mijë ndërhyrje për kompelskitetet. Tani mbi 64 mijë ndërhyrje ka reduktim 25% të pagesave për kompeklesitetet. Numri i ndërhyrjeve nuk shtohet se duam ne por nga sëmundshmëria. Ne duhet të synojmë shumë te cilësia, kjo do të thotë se nuk janë të rëndësishëm numrat, por cilësia. Numrat nuk kanë qenë problem. Nuk ka pasur reduktim, por racionalizim”, është shprehur ndër të tjera Manastirliu.

Por Nisma Thurje, e cila në bashkëpunim me mjekun Artan Koni denoncuan koncesionin në SPAK, duke e konsideruar atë korruptiv. Pas reagimit të Manastirliut, Thurje deklaron se me këtë lëvizje u janë kursyer shqiptarëve 1.4 milion euro në vit, por as kjo nuk mjafton dhe duhet të synohet anulimi i koncesionit.

“Hap mbas hapi kjo kontratë do të anulohet dhe përgjegjësit do të shkojnë para drejtësisë. Sot u kemi kursyer shqiptarëve rreth 1.4 milion euro në vit. Por nuk mjafton”, thuhet në reagimin e Nismës Thurje.

Të fundit

Si lindi jeta? Zbulohet ‘Qyteti i Humbur’ nën oqeanin Atlantik

Thellë në zemër të Oqeanit Atlantik, shkencëtarët kanë zbuluar një botë nënujore të pabesueshme dhe të mistershme, që mund...

Irani e sheh Shqipërinë si vend armik? Flet teologu shqiptar

Eni Kokomani, teolog shqiptar që jeton në Iran, tregoi në një intervistë për emisionin “Now” me gazetaren Greta Topjana se në Iran Shqipëria nuk...

E bleu 500 mijë euro, zjarr në apartamentin e Françeska Muratit në Tiranë

Flakët kanë përfshirë pasditen e kësaj të diele apartamentin e ish-banores së Big Brother Vip, Franceska Muratit. Burime për mediat bëjnë me dije se banesa...

Flet shqiptari nga Irani: Kishim informacion për sulmin, uraniumi u largua më para

Eni Kokomani, teolog shqiptar që jeton në Iran, tregoi në një intervistë për emisionin “Now” me gazetaren Greta Topjana se Irani kishte informacione para...

Netanyahu i ndryshoi mendjen Trump-it me një telefonatë (prapaskena)

Pasi vendosi të sulmonte Iranin, presidenti amerikan Donald Trump donte të përqendrohej vetëm në bazën e Fordow, por kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu e bindi...

Lajme të tjera

Web TV