Rindërtimi në Krrabë/Do të ringrihen 11 shtëpi dhe 3 pallate, Veliaj: Vizitoni Krrabën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj, ka vizituar ditën e sotme Krrabën si një nga destinacionet më të reja turistike që i është shtuar kryeqytetit, por edhe si një njësi e cila është prekur  nga tërmeti i 26 nëntorit.

Veliaj ka insepektuar punimet në këtë zonë për 11 shtëpitë e dëmtuara nga tërmeti që kërkojnë rindërtim.

Ai ka theksuar se këto familje do të futen në shtëpitë e tyre para vitit të ri, duke i premtuar kështu njërit prej banorëve që do të ketë çelsat e shtëpisë së shpejti.

“Për 20 ditë do jemi gati, jo vetëm me tënden, por me të gjitha shtëpitë që kemi në proces. E di që ka shumë njerëz që thonë, këtë punën e shtëpive: ‘hë se një shtëpi është’, por shtëpia është gjëja e më e rëndësishme e njeriut. Kur ke nga 4-5 vila, nuk të hyn në sy. Por kur ke vetëm një shtëpi dhe ta merr tërmeti, bëhesh shumë serioz në këtë temë. Ne jemi seriozë dhe nuk ka rëndësi nëse janë 400 kantiere, 500, apo 1000. Ajo që për ne ka rëndësi është t’i mbarojmë të gjitha dhe deri për Vit të Ri, të kemi kryer të gjitha pagesat, siç kemi bërë shumicën, por edhe dy shtëpitë e fundit që kanë ngelur”, u shpreh Veliaj.

Kryebashkiaku është shprehur se në këtë zonë do të ringrihen edhe tre pallate të reja të cilat janë dëmtuar dhe janë të pabanueshëm nga tërmeti i 26 nëntorit.

“Një pallat do e bëjmë nga e para. Do shohim mundësinë edhe për dy pallatet e tjera, pra ta bëjmë nga fillimi të gjithë lagjen te ish-pallatet e Minatorëve,” tha Veliaj, duke theksuar se e nderon fakti që bashkia u ka shërbyer të gjithëve pa dallim, të majtë e të djathtë.” ka theksuar kryebashkiaku.

Lexo edhe :  “Drejtësia ndërkombëtare s’është e lirë”, Rama mbështet Thaçin dhe “thumbon” Hagën

Veliaj ka përfituar nga rasti të ftojë të gjithë qytetarët e Tiranës që të vizitojnë Krrabën, pasi këtë destinacion që më parë e arrinin për 1 orë tani mund ta shohin në fundjavë për 15 minuta.

“Jam shumë entuziast për të gjithë punën që kemi bërë në Krrabë. Ka qenë ai ‘xhepi’ që merrte një orë nga Lapidari të vije në Krrabë, ndërsa sot vihet për çerek ore. Ftesa për të gjithë banorët e Tiranës është: Nëse doni ushqime bio, ajër të pastër, të ecni pak në mal, nëse doni të shkoni tek Shpella e Pëllumbasit, tek Ujëvara, vizitoni Krrabën! Krraba, Shëngjergji, Zall Bastari janë kthyer në një kurorë të Tiranës, e cila vetëm të mira sjell. Ata që vijnë nga Tirana lënë këtu pak shpenzime, pra kontribuojnë në ekonomi, por marrin mbrapa shumë më shumë seç lënë”, u shpreh ai . /Ra.My.Fjala.al/

Të fundit

“Ke lloj lloj injorantësh në rrjete sociale që janë shumë të famshëm”

Reperi i famshëm shqiptar Getoar Selimi ka komentuar sherret mes reperëve, ndërsa ishte i ftuar në emisionin “Goca dhe...

Baba Mondi “bekon” punimet e shtëpisë-muze të Agollit: Personalitet i kombit

Në fshatin Menkulas të Devollit, vendlindjen e shkrimtarit të madh Dritëro Agolli, u hodhën themelet e Shtëpisë-Muze që do të ruajë përjetësisht kujtimin dhe...

Zjarri rrezikon banesat në Kalasë, MB: Në aksion një helikopter Black Hawk

Në Kalasë, situata paraqitet serioze për shkak të përhapjes së zjarrit nga era e fuqishme pranë zonës së banuar. Ministria e Mbrojtes bënë me...

“Po punon për shpenzimet e maturës!” Reagon mësuesja e kamerierit që u dhunua nga polici

Mësuesja kujdestare e Aronit 18-vjeçar i cili sot ra pre e dhunës barbare të Adrian Isufit me detyrë efektiv i Policisë së Dibrës (tani...

Arrihet marrëveshja tregtare SHBA-BE, Trump: E mirë për të gjithë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka arritur një marrëveshje tregtare me Bashkimin Europian pas një takimi të shkurtër me Presidenten e Komisionit...

Lajme të tjera

Web TV