Podiumi flet spanjisht në Aragon/ Aleks Rins fiton garën e 10-të të sezonit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Botërori i Motoçiklizmit ka zhvilluar të dielën garën e 10-të të këtij sezoni, që, si çdo fundjavë, erdhi drejtpërdrejt në Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar. Dhe ka qenë Aleks Rins ai që ka triumfuar në aktin e parë të dy garave që do të zhvillohen në pistën e Aragonit.

Të dielën është zhvilluar akti i parë i dy garave të njëpasnjëshme që do të zhvillohen në pistën e Aragonit në Spanjë dhe i gjithë podiumi ka folur spanjisht, teksa i pari në finish ka mbërritur piloti i “Suzuki”-t, Aleks Rins, i ndjekur nga ai i “Honda”-s, Aleks Markez, dhe piloti tjetër i “Suzuki”-t, Joan Mir.

Siç dihet, në këtë garë mungoi 9-herë kampioni i botës, Valentino Rosi, i cili, pak ditë më parë, është bërë piloti i parë në nivelin më të lartë të Kampionatit Botëror të Motoçiklizmit, Moto GP, që do të mungojë në një garë për shkak të rezultimit pozitiv për virusin Covid-19.
Veterani italian do të mungojë në garën e fundjavës në Aragon, por edhe në garën tjetër, që do të mbahet një javë më pas po në të njëjtën pistë. Ndërkaq, gara e së dielës pa Aleks Rinsin të fitonte betejë me Markezin e ri, ndërsa një pasdite e mjerë për Fabio Kuartararon, i cili nuk shkoi dot më larg se vendi i 18-të, i lejoi Joan Mirit të merrte kryesimin e renditjes së përgjithshme të pilotëve.
Epërsia e Kuartararos në krye të renditjes para kësaj gare ishte 10 pikë, por rezultati i tij në Aragon, më i keqi i këtij sezoni, i ndërthurur me një vend të 3-të për Mirin, nënkupton se francezi i “Jamaha”-s kliente të “Petronas”-it është 6 pikë pas spanjollit, ndërsa vetëm 15 pikë i ndajnë 4 të parë nga njëri-tjetri.

Lexo edhe :  Zbulohet klauzola! Nico Williams mund të blihet me një shifër fikse

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

OKB dënon vrasjen e 5 gazetarëve të Al Jazeera në Gaza

Sulmi ajror izraelit në Gaza që vrau pesë gazetarë të rrjetit të Al Jazeera dhe një gazetar tjetër të...

“Kodi i ri Penal do të rrisë stokun e dosjeve nëpër gjykata”

Kreu i Dhomës së Avokatisë në Durrës, Lorval Petani, ka komentuar në studion e Syri Tv ndryshimet në Kodin e ri Penal. Petani u...

Bisedat në SKY fundosën grupin, Balla blinte te Çela

Nga nisja e kokainës prej vendeve të Amerikës Latine, te vështirësia për të transportuar shumat e mëdha të parave e deri te nofkat që...

Zjarr në ‘Kombinat’, flakët duken edhe nga qendra e Tiranës

Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar këtë të hënë në Tiranë. Zjarri ka rënë në zonën e Kombinatit në kryeqytet. Flakët janë aktivizuar gjatë ditës,...

SHBA i pezullon për 90 ditë tarifat ndaj Kinës

Donald Trump ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv për zgjatjen e armëpushimit tarifor me Kinën për 90 ditë tjera, ka thënë një zyrtar i Shtëpisë...

Lajme të tjera

Web TV