Njerëzit më “kokëfortë” sipas shenjës së horoskopit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjithsecili ka rreth vetes persona që duan t’u dalë gjithmonë e vetja. Njerëzit e këtyre pesë shenjave që gjeni më poshtë janë shumë të fiksuar dhe nuk heqin dorë në asnjë mënyrë nga kokëfortësia e tyre e tepruar, aq sa shumëkush i quan kokëfortë.

Demi

Të parët që kryesojnë listën e kokëfortëve janë personat e lindur në shenjën e Demit. Është e vështirë të bëni kompromis me të, pasi jo vetëm që s’do të nxirrni gjë në dritë, por ka shumë gjasa ta bëni nervoz/nervoze. Këmbëngulja e tyre mund të jetë aq intensive dhe nuk do të ndalen derisa të pranoni se është e drejtë.

Luani

Do të ishte habi e madhe po të mos gjenim Luanin në këtë klasifikim, pasi është me të vërtetë një kokëfortë i lindur. Për të është shumë e rëndësishme të jetë gjithmonë në qendër të vëmendjes dhe të merren për bazë mendimet dhe qëndrimet e tij. Nëqoftëse e kupton se ju nuk jeni duke e marrë seriozisht, mund bëjë gjithçka që t’ju bindë se ajo që po thotë është e vërtetë.

Virgjëresha

Kur flisni me një Virgjëreshë, duhet të jeni të sigurtë që ata kanë bërë të gjitha hulumtimet e nevojshme dhe kanë kontrolluar dy herë të dhënat që do t’ju tregoni. Ky është momenti kur edhe nxjerr në pah kokëfortësinë e saj duke mos pranuar asnjë mendim dhe qasje ndryshe, përveç asaj që beson vetë.

Akrepi

Nëse keni një familjar, mik/mike apo partner që i përket kësaj shenje, nuk mund të mos e vini re kokëfortësinë e tij. Për Akrepin mendimi i të tjerëve vlen një xhufkë dhe vetëm ai, ajo ka të drejtë. Akrepi e di mjaft mirë se nuk mund të shkëlqejë në gjithçka, por kjo nuk e pengon të shfaqë gjithë kohës fodullëkun e tij.

Lexo edhe :  Filmohet përplasja e tmerrshme midis Porsche dhe BMW në Nürburgring

Bricjapi

Bricjapi është gjithashtu kokëfortë dhe urren të duket ”budalla”. Nëse është e nevojshme, ai do të vendosë gjithë energjinë e tij për të treguar se është i shkathët dhe do të mbrojë veten, derisa t’i zhgënjejë të tjerët. Bricjapët janë të zellshëm dhe nuk shmangin punën e vështirë, kështu që ata nuk pranojnë asgjë të gabuar./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Blushi: Meta u divorcua nga Kryemadhi pasi u zbulua përdorimi i kartave

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka deklaruar në emisionin "Real Story" se përdorimi i kartës...

Egnatia eliminohet me turp nga Champions League

Egnatia është eliminuar me turp nga Champions League. Kampionia e Shqipërisë është mposhtur me rezultatin 5-0 në ndeshjen e kthimit të fazës se parë,...

Aksident në Vlorë, automjeti përplaset me motorin! Plas grushti pas ngjarjes

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e së martës në Vlorë, në zonën e plazhit të vjetër, ku një automjet është përplasur me një...

Ronaldo rikthehet në Serie A? Klubi italian i befason të gjithë

Cristiano Ronaldo mund të rikthehet në Serie A! Como raportohet se është i interesuar për transferimin e yllit portugez, edhe pse ai është në...

Trump humb durimin: Nuk do mbaj anën e askujt

Donald Trump në një deklaratë nga Shtëpia e Bardhë ka deklaruar i prerë se në luftën Rusi-Ukrainë nuk mban anën e askujt. Kjo deklaratë erdhi...

Lajme të tjera

Web TV