Një 31-vjeçar futet në Pallatin e Versajes dhe shpall veten “mbret”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një person, i mbështjellë me çarçaf, u ngjit në një mur të Pallatit të Versajës, duke arritur të futet në të dhe, pasi ia arriti qëllimit e shpalli veten “mbret”.

Pallati i Versajës është vendbanimi i famshëm dhe i dëshiruar i Luixhit XIV, i njohur edhe si “Mbreti Diell”.

Mësohet, se ai u kap menjeherë nga policia, e cila raportoi se nuk vuri re asnjë dëmtim të orendive.

“Mbreti fals”, kishte thyerë një dritare, duke arritur të futet në pjesën e bodrumit të galerisë.

Mediat franceze raportojnë se 31-vjeçari kishte mbërritur me taksi nga Parisi dhe ishte shoferi i taksisë ai që lajmëroi policinë, pak para orës 10:30 të mbrëmjes, duke u thënë se një person i mbështjell me çarçaf, pretendonte se ishte “mbret”.

Një zëdhënës i Pallatit të Versajës deklaroi se nuk është dëmtuar asnjë material i mobiljeve apo koleksionet.

Luigji XIV është padyshim mbreti më i famshëm i Francës. Dhe veçanërisht për luksin e tij, ai i la kulturës franceze një trashëgimi të pasur.

Mbreti Diell bëhet i njohur, para së gjithash për aftësitë e tij të shkëlqyera ushtarake. Por, gjatë mbretërimit të tij, ai ndërmori shumë luftëra, gjë që e varfëroi vendin.

Megjithatë, pavarësisht nga luftërat, ai dëshironte ta bënte Francën vendin e zhvilluar ku lulëzojnë artet.

Në të vërtetë, shumë artistë u bënë të njohur gjatë sundimit të tij: kopshtari Le Nôtre, muzikanti Lully, … ndërtoi Pallatin e Invalidëve dhe veçanërisht atë të Versajës.

Në këtë pallat ai organizoi shfaqje teatrale të shumta, me kryeveprat e Molière dhe Racine.

Luigji XIV ishte një krijues

Nën sundimin e tij u krijua Akademia Franceze, e cila mbetet sot një pikë reference e teatrit francez.

Përtej arteve, kantieret e ndërtimit të mbretit janë ende të dukshme sot: për shembull kanali i Midi, i cili u hap gjatë mbretërimit të tij.

Lexo edhe :  Janari njihet si muaji i divoreceve, kjo eshte arsyeja

Dashamirës i luftës dhe arteve, ai ishte gjithashtu i dashuruar me gratë : i numërohen jo më pak se 15 të dashura gjatë mbretërimit të tij, para martesës së tij të fundit me Madame de Maintenon./Re.D/ Fjala.al

 

Të fundit

Fundi i lojës në Ukrainë: Si mund të përfundojë lufta në vitin 2025

“Duhet të them se situata po ndryshon në mënyrë dramatike,” deklaroi presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, në konferencën e...

Masakra në Mal të Zi/ Autori po drekonte me miqtë në lokal

“Autori i ngjarjes ka shkuar në banesë, ka marrë armën dhe më pas është kthyer sërish në tavernë. Mes personave të vrarë, reuzlton të...

Redukton oreksin, ja pija qe duhet të konsumoni në mëngjes

Kjo pije ju ndihmon të hiqni më lehtë dhjamin e barkut dhe përvoja e përdoruesit thotë se është më efektive se çdo recetë tjetër...

Klajdi merr surprizën e jetës,“Fundjavë Ndryshe” merr përsipër rikonstruksionin e banesës

Këngëtari Klajdi Musabelliu mori dy surpriza dje në Big Brother VIP 4. Pasi rrëfeu mes lotësh historinë e jetës së tij, vështirësitë dhe karrierën, ai...

Kursi i këmbimit 2 janar 2025, me sa shiten dhe blihen sot euro dhe dollari

Sot, më 2 janar 2025, në tregun valutor, dollari amerikan blihet me 93.3 lekë dhe shitet 94.6 lekë. Euro sot blihet me 97.4 lekë, ndërsa...

Lajme të tjera

Web TV