“Sterilizimi”, aktivisti: Mosreagimi i koncesionarit, provë se janë bashkë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Aktivisti i Nisma Thurje, Endri Shabani ka reaguar pas vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë për të ndryshuar koncesionin e sterilizimit, menjëherë pasi SPAK nisi hetimet.

Shabani akuzon se Qeveria dhe koncesionari janë bashkë në këtë skemë, pasi kompania që bën koncesionin do të kishte reaguar pas vendimit të Ministrisë, gjë që nuk ka ndodhur.

“Ministria e thërret koncesionarin dhe i thotë: “shiko, kemi vendosur të të japim 1.4 milion euro/vit më pak seç kishim rënë dakord”, dhe ai nuk ndihet, nuk proteston, nuk përmend detyrimet kontraktore, dhe nuk kërcënon me gjyq. A nuk është kjo prova e qartë se nuk kemi të bëjmë me dy palë, por me vetëm një? Një palë që pasi është kapur gafil, përpiqet të lëshojë diçka, se e di që e ka trashur zullumin deri aty ku nuk mban më. Fatmirësisht kjo manovër nuk ka për t’i shpëtuar nga përballja me drejtësinë”, shprehet Shabani.

Aktivisti paralajmëron se aksioni i tyre nuk do të ndalet derisa koncesioni të anulohet.

“Sot vendosën të na kursejnë 1.4 milion euro në vit nga taksat tona, por ne nuk do të ndalemi derisa ky koncesion të anulohet. Dhe pas tij çdo koncesion korruptim që po ia merr frymën këtij vendi”, paralajmëron Shabani.

Pas SPAK, ndryshon koncesioni i sterilizimit. Nisma Thurje: Kursyem 1.4 mln euro, por nuk mjafton

Të fundit

A ke përdorur drogë? Ja si u përgjigj Rama për gazetën gjermane

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për “Die Ziet” ku ka folur për fëmijërinë dhe arritjet e tij...

7 persona vdiqën nga kequshqyerja në Gaza brenda 24 orëve

Shtatë persona të tjerë kanë vdekur nga kequshqyerja në Rripin e Gazës në 24 orët e fundit, tha Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga...

Real Madrid gjen mbrojtësin perfekt, luan në La Liga!

Pavarësisht 4 transferimeve të bujshme që ka bërë tani, përfshi edhe qendërmbrojtësin Dean Hujisen, Real Madrid nuk e ka mbyllur ende merkaton dhe planifikon...

Rama: Kemi bërë reforma që nuk kanë ndodhur që prej 1912

Në një intervistë për revistën gjermane ZEITmagazin, Kryeministri Edi Rama është ndalur te lufta kundër korrupsionit. I pyetur nëse korrupsioni është i përhapur në radhët...

Xhepat bosh, bankat plot, paradoksi shqiptar i kursimeve

Të varfër, por me kursime në banka. Në një kohë që gati 42 për qind e popullsisë kanë në xhepa më pak se 550...

Lajme të tjera

Web TV