Vrasje dhe vepra terroriste, OFL i kërkon deklarimin e pasurisë 3 të dënuarve më parë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Operacioni Forca e Ligjit është ndalur në dy qytete duke i kërkuar deklarimin e pasurisë 3 të dënuarve më parë.

Në Mirditë, OFL u kërkon të deklarojnë pasurinë dy të dënuarve për vrasje si dhe një tjetri në Lezhë të dënuar për vepra me qëllime terroriste nëpërmjet shkaktimit të ndërprerjes së energjisë elektrike.

Konkretisht bëhet fjalë për shtetasin Andre Nikolli, banues në Rubik, Mirditë, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”, kryer në bashkëpunim.

Besnik Lekgegaj, banues në Perlat, Mirditë, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”.

Besmir Lugina, banues në Lezhë, i dënuar për “Vepra me qëllime terroriste nëpërmjet shkaktimit të ndërprerjes së energjisë elektrike”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme. /Ra.My.Fjala.al/

Të fundit

“Në Tiranë, kemi një situatë jo të zakonshme”/ Rama flet për Veliajn në “Sy më sy”

Kryeministri Edi Rama teksa komentoi vendimin për pastrimin e hapësirave publike në Tiranë të zaptuara, u shpreh se në...

Aksident tragjik në Athinë, humb jetën 22-vjeçarja nga Vlora

Një 22-vjeçare shqiptare ka humbur jetën nga një aksident tragjik në Athinë. Izabela Kuteli, me origjinë nga Dukati i Vlorës, humbi jetën në mënyrë...

“Putin do sulmojë me mbi 2 mijë dronë”, gjenerali paralajmëron rrezikun për Ukrainën

Rusia po planifikon të sulmojë me mbi 2 mijë dronë Ukrainën. Këtë fakt e ka bërë të ditur gjenerali gjerman Christian Freuding në një...

1973 – Vrasja e gabuar në Lillehammer, Mossadi gaboi shënjestrën

Më 21 korrik 1973, qyteti i qetë Lillehammer në Norvegji u bë papritur skena e një operacioni të errët dhe të dështuar të shërbimit...

U martua për t’i bërë “bisht” ushtrisë, Agroni përballet me “gruan e harruar”

“Çfarë është kjo grua që më nxirrni pas 30 viteve?! Po ik ore me gjithë atë Valentinën, të shikojë jetën e saj, se edhe...

Lajme të tjera

Web TV