Rama publikon mesazhin e Merkel për pandeminë: Ju lutem dëgjojeni (Video)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri i vendit Edi Rama, ka publikuar mesazhin e Kancelares gjermane, Angela Merkel lidhur me situatën e pandemisë në botë.

Rama i bën thirrje qytetarëve të dëgjojnë mesazhin e Kancelares Gjermane e cila thekson se situata është serioze dhe duhet të marrim masa.

Merkel shprehet se jemi në një fazë shumë serioze të pandemisë dhe se kujdesi duhet të jetë maksimal.

“Të dashur bashkëqytetarë, më së fundmi, duke nisur nga kjo javë ne e dimë se tani jemi në një fazë shumë serioze të pandemisë së koronavirusit. Numri i infeksioneve të reja rritet me hapa të mëdhenj çdo ditë. Pandemia po përhapet me shpejtësi përsëri, më shpejt sesa në fillim, më shumë se në gjysmën e parë të vitit. Stina e verës relativisht e relaksuar ka mbaruar, tani po përballemi me muaj të vështirë. Se si do jetë dimri, si do të jenë Krishtlindjet tona, do të vendoset në ditët dhe javët në vijim. Ne të gjithë do e vendosim këtë përmes veprimeve tona. Më lejoni t’ju them se çfarë besoj se do të thotë kjo” për të siguruar që virusi të mos përhapet në mënyrë të pakontrolluar. Çdo ditë ka rëndësi tani”, thekson Kancelarja Merkel.

Shqipëria ka regjistruar 295 raste të reja dhe 3 viktima nga Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit duke shënuar së fundmi një rritje të ndjeshme të personave të infektuar. /Ra.My.Fjala.al/

Të fundit

“Dashuria” për UÇK/ Gazetarja polake mbledh fakte e dëshmi në Kosovë

Gazetarja polake, Weronika Kochan ka krijuar një lidhje të veçantë shpirtërore me Kosovën. Për vendin tonë, për herë të parë...

Konflikti në Theth dhe një episod nga libri për Oso Kukën

Nga Indrit Vokshi Diçka për Thethin! Pata pyetur dikë për leje ndërtimi në tokë time. Më tha, bëjë, se s’të thotë askush asgjë, s’të vjen kush....

Tatimet i kërkuan kupon për peshqit/ Revoltohet peshkatari: Thojini Edit jam i pabindur

Një peshkatar në Sarandë është rebeluar ndaj kërkesës së Policisë Bashkiake dhe punonjësve të drejtorisë së bujqësisë në Sarandë, pasi i kërkuan kupon tatimor...

“Firmat e diasporës ishin disa ‘fjongo’”/ Berisha ‘gjen provat’për ‘farsën’ e 11 majit

Pas dy muajsh përpjekje, kryetari i PD-së, Sali Berisha duket se paska ‘gjetur provat’ për të faktuar ‘farsën’ e 11 majit, siç ai e...

Apeli në Hagë ul në 13 vjet burg dënimin e ish pjesëtarit të UÇK, Pjetër Shala

Paneli i Gjykatës së Apelit në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë vendosi t’i ulë dënimin në 13 vjet burg Pjetër Shalës, i...

Lajme të tjera

Web TV