Rrjeti 4G edhe në hënë, NASA kontrakton Nokia-n për projektin e ri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

NASA dhe Nokia po punojnë për të vendosur rrjetin 4G edhe në hënë.

Ky është një projekt i cili ka nisur që prej vitit 2008 dhe synon të mbështesë jetën njerëzore përtej planetit tokë.

NASA ka shpenzuar 370 milionë dollarë duke i ofruar dhjetra kompanive mundësinë për të vendosur rrjetin 4G në sipërfaqen e hënës.

Sipas Nasës, rrjeti 4G mund të sigurojë një komunikim më të besueshëm, në distancë më të gjatë se standardet aktuale të radios në hënë.

Lidhur me këtë projekt inovativ i cili synon të shtrijë gjurmët njerëzore edhe në planete të tjera , NASA ka lidhur një kontratë me kompaninë celulare Nokia të cilës iu dhanë 14.1 milion dollarë për projektin.

Nokia ka deklaruar se teknologjia e re do ti shërbejë çdo aktiviteti që austronautët duhet të kryejnë, duke filluar këtu me komunikimin me zë dhe video, deri tek vendosja dhe kontrolli i ngarkesave robotike dhe sensore.

Rrjeti 4G do të projektohet për ti bërë ballë veçorive atmosferike në sipërfaqën e hënës si temperatura ekstreme, rrezatimi dhe vakumi i hapësirës. /Ra.My.Fjala.al/

Të fundit

Serbëve nuk u del inati me gazetarin shqiptar: Na spiunoi në stërvitje

Pas konferencës për shtyp ku morën pjesë trajneri serb Dragan Stojkoviç dhe kapiteni Aleksandar Mitroviç, ekipi serb u fut...

Publikohet raporti: Elon Musk shkurtoi 59 mijë vende pune që nga janari

Elon Musk ishte një person kyç brenda Shtëpisë së Bardhë, pasi arriti shkurtonte 59 mijë vende pune që nga janari, kur Donald Trump u...

“Më jepni 100 euro për biçikletat”, shqiptari kërcënon çiftin me kaçavidë

Pasi dështoi të vidhte biçikletat e parkuara në banesën e një çifti në Via della Visitazione të Trentinos, vendosi t'i kërcënonte me kaçavidë në...

Përmbyten 2 banesa në fshatin Xhyherinë të Vlorës

Dy banesa janë përmbytur pasditen e se premtes në fshatin Xhyherinë të Vlorës. Sipas burimeve për A2 CNN, bëhet me dije se dy banesat janë...

Pensionistët rikthehen në universitet, qeveria: Do studiojnë për t’u punësuar

ë moshuarit nëse dëshirojnë do të shkollohen dhe për ata do të ndërtohet një universitet i posaçëm. Është kjo një iniciativë e qeverisë e...

Lajme të tjera

Web TV