Punimet tek “Unaza e Re”/ Balluku: Nesër nis shembja e ndërtesave

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluku u shpreh se nga nesër do të fillojë shembja e ndërtesave për t’i hapur rrugë ndërtimit të lotit të tretë të rrugës në “Unazën e Re”.

Balluku shtoi se gjatë kësaj periudhe trafiku do të vijojë të mbetet i kufizuar.

“Kemi ardhur në kantierin e Shqiponjës pas na duhet t’i tregojmë qytetarëve të Tiranës se këtu punohet ditë e natë. Deri tani punimet kanë qenë nëntokë. Qytetarët shikojnë bllokimin dhe mendojnë se nuk po punohet. Nyja e Shqiponjës është mjaft e rëndësishme dhe me tre nivele që do të shpërndajë të gjithë trafikun”, u shpreh Balluku.

Nga ana tjetër, Drejtori i ARSH Ergys Verdho tregoi se punimet parashikohet të zgjasin përreth 4 muaj.

Kujtojmë se shembja e ndërtesave në këtë zonë ka sjellë protesta të shumta nga banorët e tyre.

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Blushi takim me Nokën për zgjedhjet e 11 Majit

Në mungesë të kreut të Partisë së Lirisë, i cili po qëndron në ambientet e paraburgimit të “Jordan Misja”,...

KQZ: Nuk ka kapacitete për regjistrimin e emigrantëve pa dokumente shqiptare

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka mundësi teknike për të regjistruar emigrantët që nuk disponojnë një dokument identifikimi shqiptar. Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan...

Berisha “fushatë” në Berlin: Votoni CDU-në, pastaj PD-në…

  Shefi i opozitës shqiptare Sali Berisha po bën fushatë në Gjermani ku ju ka kërkuar shqiptarëve atje që të votojnë CDU dhe Ferderic Merz...

Parashikimi i horoskopit 5 shkurt, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

Dashi Sot, duhet të përqendroheni për reagimin tuaj ndaj gjërave që janë jashtë kontrollit. Shumë energji e paparashikueshme po ju rrethon tani, duke dërguar sinjale...

Lajme të tjera

Web TV