Çeki/ Përshkallëzohen masat kundër koronavirusit në ambiente të jashtme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndërkohë që numri i personave të infektuar me koronavirus vazhdon të rritet në këtë shtet Republika Çeke ka  bërë të detyrueshme vendosjen e maskës në ambiente të hapura.

Rregullat e reja do të nisin së zbatuari nga dita e mërkurë në qytete dhe komuna, ka thënë ministri çek i Shëndetësisë, Roman Prymula.

Përjashtimet do të ekzistojnë nëse mund të mbahet distancë më e madhe se dy metra, si dhe kur të zhvillohet ndonjë sport.

Mbulimi i gojës dhe hundës është veçse i obligueshëm në ambiente të mbyllura derisa maskat tani duhet të vendosen edhe nëse në makinë ka persona që nuk janë të një familjeje.

Autoritetet çeke u patën kërkuar banorëve të këtij vendi që të mbajnë maskat në ambiente të jashtme nga mesi i marsit deri në mes të qershorit, gjatë fazës së parë të pandemisë.

Numri i personave të infektuar në këtë shtet të Evropës Qendore është rritur dukshëm në javët e fundit.

Të martën, autoritetet shëndetësore në Çeki kanë thënë se në 24 orët e fundit kanë identifikuar 8,076 raste të reja me këtë virus.

Në 14 ditët e fundit, 858.6 persona për 100,000 banorë janë prekur nga sëmundja COVID-19, që shkakton koronavirusi, bazuar në të dhënat e fundit të Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve. Ru. Do/ Fjala.al

 

 

 

 

 

 

 

Të fundit

Dogji tokën e fqinjit, kush është 80-vjeçari që vdiq mes flakëve

Ditën e sotme fatkeqësisht u shënua viktima e parë nga zjarri në vendin tonë. Vitkima e parë është 80-vjeçari...

Gramsh, zjarri përhapet në pyllin e Koshnicës! 8 fshatra të dëmtuar

Katër fshatra të djegur dhe 4 të tjerë të dëmtuar, ndërsa 9 numri i të evokuarve nga banorët që rrezikonin jetën. Flakët janë përhapur edhe...

Levan-Tepelenë/ Mikrobusi me turistë përplaset me një automjet

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën Levan–Tepelenë, në afërsi të fshatit Kafaraj. Në ngjarje janë përfshirë një automjet tip “Benz”,...

Shtetet e Bashkuara të Shqiperisë dhe Manifesti i Arrestimeve

Thoma Gëllçi Në Vlorën historike, ku dikur flamuri i pavarësisë u ngrit krenar nga Ismail Qemali, këtë herë u valëvit një tjetër shpresë, po aq...

Shërbeu për 11 vite, ndahet nga jeta polici Gazmen Meta

Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Klevis Qose ka ndarë një mesazh ngushëllimi për ndarjen e parakohshme nga jeta Gazmen Metës, efektiv i Policisë së...

Lajme të tjera

Web TV