SHBA/ Nuk do të ketë vaksinë kundër koronavirusit para zgjedhjeve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidentit Trump më herët ka folur për një vaksinë që do të luftonte koronavirusin para zgjedhjeve të 3 nëntorit.

Ndërkohë Gjigandi farmaceutik “Pfizer” njoftoi se nuk do të kërkojë autorizim emergjent për nxjerrjen e vaksinës së saj kundër koronavirusit deri në fund të nëntorit. Nga ana tjetër dy kompani të tjera kryesore janë në pritje. Një kompani e katërt, nuk ka gjasa të ketë rezultat deri në fund të vitit.

Presidenti Trump ka thënë në mënyrë të përsëritur se një vaksinë do të ishte në dispozicion para zgjedhjeve, si pjesë e operacionit shumë të reklamuar nga administrata e tij “Operation Warp Speed”, e krijuar për të përshpejtuar zhvillimin e vaksinës.

Shkencëtarë me peshë brenda dhe jashtë qeverisë kanë thënë prej kohësh se afati kohor nuk është realist. Duke pranuar situatën në fillim të muajit, Presidenti Trump fajësoi politikën pa dhënë shpjegime.

Varianti i kompanisë Pfizer është një prej vaksinave që po ndjekin një qasje të re për imunizimin. Në vend të injektimit të pacientëve me një virus të vdekur ose të dobët apo mikrobe të pjesshme, vaksina përmban udhëzime gjenetike për një pjesë të koronavirusit.

Njoftimet nga media e kanë përshkruar sëmundjen si mieliti i tërthortë, një formë inflamacioni kurrizor që mund të shkaktojë dhimbje, dobësi dhe paralizë të gjymtyrëve, si dhe probleme të fshikëzës dhe zorrëve. Por kompania nuk ka konfirmuar diagnozën. Ru. Do/ Fjala.al

Të fundit

Mbetet në burg shefi i Policisë Rrugore në Tiranë

Apeli i GJKKO lë në fuqi masën e arrestit me burg për shefin e komisariatit të policisë rrugore Tiranë,...

Përplasja e fundit virtuale mes Elvana Gjatës dhe Dafina Zeqirit ndez rrjetin

Kënga më e re e Elvana Gjatës, “Lumja toka”, sapo ka dalë dhe ka bërë menjëherë bujë, jo vetëm për melodinë me motive shqiptare,...

Kiara Tito dhe Luiz Ejlli do të xhirojnë së shpejti një film

Moderatorja Kiara Tito ka qenë së fundmi e ftuar në emisionin “Ndryshe” me Salsano Rapin dhe Elona Duron, ku ka ndarë me publikun disa...

FOTO/ Igli Tare zgjedh Italianon, por Bologna bëhet pengesë

Igli Tare pritet të bëhet zyrtarisht “djall”, por në Itali nuk kanë asnjë dyshim për këtë pjesë, thjesht është kohë, me ish futbollistin e...

Nesër Konferenca e Pestë ndërqeveritare, Rama kryeson delegacionin në Bruksel

Kryeministri Edi Rama do të kryesojë delegacionin shqiptar, në konferencën e pestë ndërqeveritare me Bashkimin Europian, e cila pritet të mbahet në Bruksel të enjten (22...

Lajme të tjera

Web TV