Lufta mes Armenisë dhe Azerbajxhanit për rajonin e shkëputur vazhdon pavarësisht se deri tani janë firmosur dy marrëveshje armëpushimi.
Këto luftime, të cilat kanë nisur sërish ditën e sotme lidhur me rajonin e shkëputur të Nagrono Karabakut, vazhdojnë të sjellin pasiguri dhe destabilitet pavarësisht thirrjës së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
Luftimet kanë frikën se konflikti mund të zgjerohet me përfshirjen e Rusisë dhe Turqisë.
Në një intervistë për France 24 kryeministri armen theksoi edhe njëherë rolin negativ të Turqisë në përshkallëzimin e konfliktit, mes palëve.
“Ajo që po predikoj nuk është përfshirja e Rusisë dhe nesër e Iranit dhe një palë e tretë dhe në fund të bëhet situata mes Armenisë dhe Azerbajxhanit dhe Kaukazit, një Siri tjetër. Ajo që po them këtu është se në vend që të flasim për përfshirjen e Rusisë, ne duhet të flasim për përjashtimin e Turqisë, e cila ka një rol krejtësisht shkatërrues këtu”, tha presidenti armen Armen Sarkissian.
Deri tani nga zyrtarët në zonë raportohen se 729 ushtarë dhe 37 civilë janë vrarë gjatë luftimeve.
Azerbajxhani tha se 61 civilë janë vrarë dhe 282 janë plagosur, por ende nuk pranon të publikojë të dhëna për numrin e ushtarëve të vrarë. /Ra.My.Fjala.al/