Aksident me vdekje, para false, drogë dhe vjedhje, 11 të arrestuar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Tiranës ka arrestuar 11 persona për vepra të ndryshme penale gjatë 24 orëve të fundit. Raportohet se pesë të rinj janë arrestuar për shpërndarje të lëndëve narkotike, kurse katër të tjerë për moskallëzim krimi.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasit E. L., 20 vjeç, A. H., 21 vjeç, E. Z., 32 vjeç dhe F. K., 31 vjeç, pasi në një rrugë dytësore, pranë tyre u gjetën dy paketime me 8 doza me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa.

Në përfundim të veprimeve u arrestua në flagrancë shtetasi E. L., 20 vjeç, i cili ka pranuar se lëndën narkotike e posedonte ai, ndërsa shtetasit A. H., 21 vjeç, E. Z., 32 vjeç dhe F. K., 31 vjeç u arrestuan në flagrancë për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, pasi kishin dijeni për lëndën narkotike dhe nuk kanë kallëzuar“.

Po ashtu, është arrestuar një 26 vjeçar K.M., i cili akuzohet se ka futur sende të palejuara në burg, ndërsa një tjetër i ri u kap nga policia pasi iu kap një kartëmonedhë e prerjes 50 euro e falsifikuar.

Ndërkohë, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të një 20- vjeçareje E. B., pasi u kap në flagrancë duke vjedhur disa veshje në një qendër tregtare.

Gjithashtu, policia rrugore arrestoi tre persona. -B. H., 49 vjeç, pasi ditën e djeshme, në Kavajë, ka aksidentuar me pasojë vdekjen biçilistin L. Gj;

-I. M., 49 vjeç dhe I. Gj., pasi u kapën në flagrancë duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur;

-L. M., 20 vjeç, pasi në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, u kap në flagrancë duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse.

Lexo edhe :  PS zgjedh delegatët e Kongresit të PS/Klosi: Sot nis votimi sipas parimit 1 anëtar 1 votë

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Mos harroni çadrat/ Parashikimi i motit për ditën e nesërme, ja çfarë pritet të ndodhë

Në vendin tonë moti do të jetë me vranësira dhe reshje shiu me rrebeshe me në  pjesën e pare...

Rama paralajmëron bizneset: Goditjet do të jenë drastike nëse nuk futeni në binarë

“Klasifikimi i bizneseve do të bëjë që bizneset do të rezultojnë korrekte nuk do të kontrollohen. Pra do të jenë në një fashë A të...

Rama: Krijojmë një forcë të re autonome të shkëputur nga ministritë

“Inspektimet. Sot është një pikë e dobët dhe pavarësisht përmirësimeve që janë bërë dhe sa më pak e ndjenin presionin e inspektorëve në raport...

Prindërit regjistruan katër dele në shkollë për të parandaluar mbylljen e saj

Për shkak të mungesës së nxënësve dhe mbylljes së paralajmëruar të një klase në një shkollë në departamentin Moselle në Francën verilindore, prindërit e...

Çfarë mund të bëjë modeli i ri i Inteligjencës Artificiale?

OpenAI ka prezantuar një version të ri – me kapacitet më të lartë dhe me më shumë aftësi si të njeriut – të teknologjisë...

Lajme të tjera

Web TV