A do të ketë një “Rilindje” tjetër pas koronavirusit?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Koronavirusi nuk është pandemia e parë dhe më e madhe në histori. Por është e vetmja prej të cilave nuk e dimë ende se çfarë transformimesh do të shkaktojë në shoqëri. Nga sa më sipër, ne tashmë e dimë ose duhet t’i dimë pasojat e saj. Megjithatë, jo të gjitha. Sepse, siç thekson edhe historiani Jose Enrique Ruiz-Domenec, ne nuk e kemi vlerësuar aq sa duhet rëndësinë e saj; në librat e historisë së shekullit të XX-të, tregon ai, vështirë se përmendet gripi spanjoll, i cili vrau 50 milionë njerëz.

Ai realizon një udhëtim, duke u ndaluar në 5 pandemitë më të rëndësishme të historisë botërore, në një hark kohor nga Bizanti deri tek gripi spanjoll.

E megjithatë, sipas tij, këto pandemi e kanë ndryshuar shumë historinë njerëzore; shumë më shumë se sa luftërat, edhe pse këto të fundit kanë sjellë rënien e perandorive të tilla si Bizanti, Aztekët dhe sollën Islamin në Europën moderne, Rilindjen, Iluminizmin dhe shkencën…, por edhe sot pandemia po transformon shoqërinë e sotme, e cila nuk do të jetë kurrë si më parë.

Pandemitë kanë luajtur një rol të rëndësishëm në drejtimin e historisë, madje më shumë se koha”, tregon ai dhe për të kuptuar qëllimin e saj, ai kalon në pesë pandemitë më të mëdha që përjetoi njerëzimi dhe që transformuan botën më shumë se gjithçka tjetër.

Historia që gjurmon Ruiz-Domenec fillon me një dështim, me një regjim që nuk mund të ndryshojë. Me perandorinë Bizantine të Sheodorës dhe Justinianit të shekullit të 6-të, e cila u “shkërmoq” për shkak të një pleshti që mbërriti nga Egjipti përmes minjve të zi dhe që vrau të paktën 25 milionë njerëz, duke përshpejtuar kështu kalimin nga Mesjeta e Lashtë.

Historiani, Prokopi i Cezaresë, krejt delikat dhe ironik e pa murtajën si një rebelim të natyrës dhe që në fakt është edhe ideja e shumë mendimtarëve modernë”, thekson Ruiz-Domenec.

Ai arsyeton se murtaja krijoi një dobësi strukturore në perandori, që ata nuk dinin si ta zgjidhnin dhe, si pasojë e kësaj, përfitoi Islami dhe perandoria Karolingiane për t’u ngjitur.

Nëse Bizanti do të kishte qenë i fuqishëm, do ta kishte vonuar shumë zgjerimin e këtyre dy aktorëve të rinj dhe që më pas do të flisnim për një tjetër histori. Që një plesht të ndryshojë kaq shumë rendin botër kjo është pothuajse teoria e kaosit”, theksoi Ruiz-Domenec.

Sipas tij, natyra mbart brenda vetes parimin e kaosit si një shkak për të ndryshuar atë që është vjetëruar dhe që njerëzimi nuk e kupton, ashtu edhe koronavirusi tregoi se shumë nga praktikat tona janë vjetëruar dhe një fakt i tillë është konsumerizmi.

Ruiz-Domenec kujton se në shekullin e VI-të, Justiniani dhe Teodora ishin të bindur se elementët e civilizimit të tyre ishin të qëndrueshëm dhe nuk e shikonin të arsyeshme për t’i ndryshuar këto praktika, por që më pas iu desh një kohë e gjatë për të reaguar, ndërsa të tjerët kishin ndryshuar komplet punën në bujqësi, duke futur makineri të reja dhe një kulturë të shkruari me bazë praktikën.

Ai shpjegon se Bizanti shfaqi ca reagime foshnjore, tipike për një shoqëri që ndien se humbet vendin e saj në histori.

Ata mbyllën kufijtë dhe u frikësuan nga shpikjet e të tjerëve. Nga ana tjetër, perandoritë poroze zbulojnë se popujt nomadë që arrijnë kufijtë e tyre kanë risi: Karolingët zbuluan se Avarët përdorin trazimin për kuajt dhe kur e adoptuan atë, lindi kalorësia mesjetare. Bizantinët patën humbje të mëdha në këtë aspekt”, thekson ai.

Nëse Bizanti është një shembull i asaj që nuk duhet bërë, mënyrat e mira për të dalë nga kriza, vëren Ruiz-Domenec, kanë një emërues të përbashkët: ka një ndryshim morfologjik në shoqëri.

Ky ishte rasti i Murtajës së Zezë në shekullin e 14-të, e cila erdhi nga Azia dhe shfaqte shenja të bubonizmit. Tatarët përdoren Murtajën e Zezë si një armë biologjike, duke transportuar viktima të kësaj sëmundjeje në zonën gjenoveze të Caffa në Krime, të cilën ata më pas e rrethuan.

Më pas, rrugët tregtare të atij qyteti që lidheshin me pjesën tjetër të botës transmetuan sëmundjen, duke krijuar kështu një katastrofë. Por, mes kësaj katastrofe, ata tashmë po përjetonin ndryshimin e klimës që shkaktoi urinë, por pavarësisht kësaj lindi një lloj shprese. Raguza shpiku karantinat, fillimisht 30 ditë. Më pas filloi të lindë një lloj i ri urbanizmi për të shmangur infektimin. Pastaj lindi një koncept tjetër politik me Makiavelin tek Princi i tij, si një udhëzues për të ndërhyrë nga pushteti në ekonomi me qëllim rregullimin e jetës shoqërore dhe historinë, duke shmangur kështu despotizmin që kërcënon sot.

Lexo edhe :  Plani tronditës i Trump për Lindjen e Mesme tërheq investitorët ndërkombëtarë

Epidemia e tretë që historiani përshkruan është një ortek epidemish që spanjollët çojnë në Amerikë dhe që shkaktojnë një numër të lartë vdekjesh.

Spanja reagon vonë për atë që po ndodh, madje ajo ishte pjesërisht fajtore dhe pjesërisht jo. Por edhe kur ata e kuptuan se këto epidemi i morën gjatë pushtimit të perandorisë Azteke, përsëri debati për dinjitetin njerëzor ishte shumë i hidhur”.

Dominikani Francisco de Vitoria mbron autoktonët dhe të drejtat e tyre individuale si burra të lirë.

Ata e kuptuan që sistemi që ata kishin shkatërruar nuk ishte i rikuperueshëm dhe ata tani dëshironin të krijonin një civilizim tjetër. Gjëja e parë ishte shëndeti dhe për këtë arsye ata realizuan ndërtime të mëdha tek ajo Amerikë që po rishpikte veten. Krijohet Amerika nën ndikimin mbretëror, të cilën anglo-saksonët e quajnë koloniale, por që s’ka asnjë lidhje me kolonitë britanike ose franceze, duke qenë diçka krejt tjetër dhe që sot ka gjeneruar një realitet politik tepër interesant dhe jashtëzakonisht të komplikuar”.

Ata rindërtojnë veten duke bashkuar vendasit dhe spanjollët dhe bëhen çelësi i një rrjeti global ku tokat amerikane janë qendra.

Nga pikëpamja shoqërore, vazhdimi i murtajave të përjetuara në shekullin XVII është shumë afër ndjesive të sotme”, thotë Ruiz-Domenec.

Sepse ato lindin kur zgjohet shkenca, filozofia moderne dhe zbulimet e mëdha, por edhe atëherë kur besohet se njeriu kontrollon natyrën”.

Megjithatë, edhe reagimi i njeriut në atë periudhë ngjan me sjelljen e njeriut në këtë periudhë. Maska, pastrim, shqetësim shtetëror për të kontrolluar të sëmurët, spitale… dhe angazhimi i shumë sektorëve ekonomik për t’i dhënë zgjidhje krizës së krijuar.

U kuptua se si vullneti i masës është shumë i rëndësishëm. Kështu fillon iluminizmi dhe shëndeti shihet si një detyrë e shtetit dhe fryma e revolucionit, shkencor dhe politik, miratohet.

Pesëdhjetë milionë viktima do të shkaktoheshin si pasojë e të ashtuquajturit grip spanjoll mes viteve 1818 dhe 1920 dhe që sot koronavirusi i ngjan ciklit të tij mjekësor.

Gripi u shfaq në Kansas dhe është një lloj shumë i dëmshëm i gripit me tre faza: e para, vret ushtarët dhe të moshuarit në mes të Luftës së Madhe, por më pas shndërrohet si virus, duke prekur të rinjtë dhe fillon të shqetësojë politikanët. Pastaj lufta ka mbaruar dhe nuk ka asnjë arsye strategjike për të fshehur epideminë ose për të fajësuar vendet e tjera. Ishte një pandemi që tashmë kishte ndodhur në mes të botës së medias dhe tek ato ishte çelësi i përceptimit të saj, njësoj si sot.

Por që s’duhet harruar se edhe atëherë ishin përdorur izolime, maska dhe po punohej për krijimin e një kure.

Situata sot është ndryshe. Projekti europian çalon. BE është rrudhur përpara pandemisë, duke mbledhur vendet e saj për të diskutuar se çfarë masah duhet të marrin për të gjithë botën.

Ekziston një letargji e shpirtit të asaj që e bëri kulturën europiane të shkëlqyer. Fillojmë të mbyllemi më pas në vetvete, duke gjetur strehim diku larg, por gjithçka është e padobishme. Tek “Dekameroni” personazhet e bëjnë një gjë të tillë dhe loja e tyre është një shaka kundër këtij qëndrimi. Po tregohen përralla, secila më e tmerrshme se tjetra, me arsyen për të shpërqëndruar vetveten dhe për t’i ikur murtajës. Por përfundimi është se shoqëria duhet të ndryshojë. I gjithë shekulli i 20-të u bazu në analizën e sjelljes, e vetëdijshme ose e pavetëdijshme, edhe koronavirusi sot po na jep një mundësi për ta ndryshuar atë. Ne duhet të promovojmë edukimin me bazë njerëzore, duhet të luftojmë kundër fuqisë së algoritmit, përmes elementëve të reflektimit. Ndryshoni parimet strategjike të organizmit shoqëror drejt sinqeritetit dhe ndershmërisë. Ne duhet të fuqizojmë frymën kritike, e cila vjen nga bota greko-romake, por që ka zënë vend tek rrënjët europiane dhe ne duhet që ta fuqizojmë atë, të mësojmë përsëri të mendojmë”, shpjegon Ruiz-Domenec.

Dhe në fund, për të përmirësuar rolin e medias, i cili rrëmbehet nga rrjetet sociale që me raste kanë qenë të rrezikshme, mediat serioze duhet të krijojnë opinion. Është përgjegjësia e gjithsecilit që ta bëjë më mirë punën aq sa mundet. Nuk mund të ketë profesione me pagë të ulët dhe as lakmia nuk mund të kthehet në vlerë. Nevojitet një riarmatim moral dhe shpirtëror dhe një qeverisje globale, e cila nuk do të ndodhë shpejt, të paktën, tani për tani. Nevojitet një Rilindje e re. Covid-19 po na tregon ndryshimet, pasi bota jonë është vjetëruar. Nëse ne nuk e ndryshojmë, të tjerët do ta bëjnë për ne”, thekson ai./Re.D/Fjala.al

Të fundit

Tërmetet/Amorgos shpall gjendje të jashtëzakonshme-Gjashtë tërmete të forta në Santorini

Bashkia e Amorgos ka shpallur në gjendje të jashtëzakonshme, me vendim të Sekretarit të Përgjithshëm të Mbrojtjes Civile, në...

Berisha: Chris LaCitiva ua bëri të qartë shqiptarëve, SHBA mbështet Partinë Demokratike

Kreu i PD Sali Berisha tha se ardhja e Chris LaCivita në Shqipëri, personi që drejtoi fushatën e Donald Trump, është një ogur i...

Pacienti në Tiranë hidhet nga ndërtesa e spitalit, ndërron jetë

Tiranë/Informacion paraprak Rreth orës 17:05, dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e një ndërtese (ndërtesë spitali) shtetasi M. K, rreth moshës 75 vjeç, i cili...

“Serbia ka ndërhyrë në zgjedhje”/ Shefja e BE: E pajustikueshme gjuha e Vetëvendosjes

“Serbia ka ndërhyrë në procesin zgjedhor të Kosovës”, deklaron shefja e Misionit të Bashkimit Evropian për Vëzhgimin e Zgjedhjeve në Kosovë, Nathalie Loiseau. Ajo...

Emigrimi i paligjshëm/ Gjermania shtrëngon masat në kufi, zgjat dhe kontrollet kufitare

Gjermania po shtrëngon masat ndaj frenimit të emigrimit të paligjshëm duke zgjatur kontrollet kufitare me gjashtë muaj e cila tani do të qëndrojë në...

Lajme të tjera

Web TV