Meta takon ministrin Dendias: Çështja e detit të trajtohet përmes dialogut të sinqertë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar një takim me Ministrin e Jashtëm  të Greqisë, Nikos Dendias, nga ku kërkoi që çështja e detit të trajtohet përmes dialogut dhe respektit reciprok.

Ai është shprehur se pakica greke në Shqipëri është një urë e fortë për miqësinë dhe marrëdhëniet e shëndosha, shtetin grek.

“Pakica greke në Shqipëri është një urë e fortë për miqësinë tonë të gjatë dhe së bashku me shqiptarët që jetojnë në Greqi përbëjnë themelet e marrëdhënieve tona të shëndosha dhe afatgjata.

Në lidhje me çështjen e delimitimit të hapësirës detare ndërmjet dy vendeve, inkurajoj të trajtohet përmes një dialogu të sinqertë dhe respekti reciprok, duke synuar një zgjidhje të përhershme dhe të qëndrueshme.

Marrëveshja për këtë çështje të rëndësishme duhet të jetë në përputhje me Konventën e Kombeve të Bashkuara mbi Ligjin e Detit, me legjislacionin e të dy vendeve dhe Vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë.”, shkruan Presidenti ndër të tjera.

https://www.facebook.com/watch/?v=406167254118213

Më herët ministri Dendias u takua me kryeministrin Edi Rama me të cilin zhvilloi edhe një konferencë të përbashkët.

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Vera shton infeksionet, mjekja: Më të rrezikuarit të sëmurët kronikë dhe ata me nishane

Ekspozimi në diell dhe ujëra, qofshin këto dete e pishina, edhe gjatë këtij sezoni veror ka sjellë probleme të...

Korriku 2025, i treti më i nxehtë në histori!

Korriku i këtij viti ishte i treti më i nxehtë në histori mes të njëjtëve muaj pararendës, sipas agjencisë europiane të monitorimit të ndryshimeve...

Mbi 240 mijë raste me dhjetëra viktima, çfarë është virusi Chikungunya

Zyrtarët shëndetësorë në SHBA po i bëjnë thirrje udhëtarëve të jenë vigjilentë përballë përhapjes së vazhdueshme të një virusi të transmetuar nga mushkonjat, i...

Hyjnë në fuqi tarifat e reja, Trump: Miliarda dollarë po vijnë në SHBA

Tarifat e reja të shteteve të bashkuara ndaj më shumë se 90 vendeve rreth botës kanë hyrë në fuqi. Pak para se të skadonte...

Skemat mbështetëse në bujqësi, fermerët kërkojnë pajisjen me dokumente pronësie

Për fermerët, ndihma që po jepet prej vitesh përmes subvencioneve në bujqësi është pozitive dhe i ka ndihmuar ata në zgjerimin e aktivitetit të...

Lajme të tjera

Web TV