Basha takohet me ministrin Dendias: Çështja e detit duhet të zgjidhet përmes Gjykatës Ndërkombëtare

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias ka zhvilluar një takim edhe me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, me këtë të fundit që u shpreh se çështja e detit duhet të zgjdhet përmes Gjykatës Ndërkombëtare.

Kreu demokrat thotë se është domosdoshmëri që pala greke të anulojë ligjin e luftës me Shqipërinë. Basha e falënderoi ministrin grek për mbështetjen që Greqia po i jep Shqipërisë në procesin e integrimit europian.

 “Sot pata kënaqësinë të takohem me ministrin e jashtëm të Greqisë Nikos Dendias. Gjatë bisedës, nënvizuam domosdoshmërinë që në frymën e mirëkuptimit dhe respektit reciprok, të zgjidhim çështjet e mbetura pezull dhe të intensifikojmë bashkëpunimin dypalësh në të gjitha fushat, përfshirë edhe lehtësitë për shqiptarët që jetojnë e punojnë në Greqi.

Ritheksova qëndrimin e shprehur prej 10 vitesh, se zgjidhja për çështjen e detit duhet të vijë përmes Gjykatës Ndërkombëtare dhe i përsërita ministrit Dendias domosdoshmërinë për abrogimin e ligjit të luftës. Në emër të Partisë Demokratike dhe opozitës shqiptare e falënderova atë për mbështetjen e çmuar që Greqia po i jep vendit tonë në procesin historik të integrimit evropian.”, shkruan Basha.

Më herët, ministri Dendias zhvilloi takime edhe me kryeministrin Edi Rama e Presidentin Ilir Meta.

 

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

80 mln euro, e treta e vërteta! Ylli i Premier League po ndryshon destinacion

Pas 67,5 mln eurove të refuzuara nga Liverpool, Bayern po bëhet gati për ofertën e tretë për Luis Diaz....

Nën akuzë për fshehje pasurie, GJKKO kalon për gjykim dosjen e Dogjanit

Gjykata e posaçme ka pranuar kërkesën e spak dhe ka kaluar per gjykim te dosjes ne ngarkim te deputetit demokrat Asllan Dogjani me akuzen...

Rama thërret kabinetin në Dajt! Kush e ka radhën për ‘shkundje’?

Edi Rama pritet që mesditën e së enjtes të rikthehet në rezidencën qeveritare në malin e Dajtit me një takim “retreat”. Nesër, rreth orës 13:00,...

Avioni në Itali rrëzohet në autostradë dhe shpërthen në flakë

Pamjet tronditëse që tregojnë një avion të vogël teksa rrëzohet në njërën nga dy korsitë e autostradës Ospitaletto-Montichiari, e njohur si Corda Moll në...

Zyrtare/ Tronditet Partizani, Skënder Gega jep dorëheqjen nga posti i trajnerit

Skënder Gega ka dhënë dorëheqjen nga Partizani. Klubi i kuq njofton vendimin e trajnerit tropojan, i cili është pranuar nga presidenti Demi.  Largimi vjen disa...

Lajme të tjera

Web TV