Ekonomia e luksit: Pse njërëzit paguajnë 7000$ dhe presin me vite në radhë për një çantë Hermès?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një studim i kompanisë botërore të marketingut Interbrand, ka publikuar listën e brandeve më të vlefshme në botë.

Renditja tregoi se për të dytin vit rradhazi, kompanitë e luksit dhe veshjeve kanë përbërë sektorin me rritjen më të shpejtë të ekonomisë, duke tejkaluar edhe atë të tekonoligjsë, me një rritje mesatare prej 11%.

Business Insider ka përllogaritur vlerën e firmave luksoze bazuar në performancën financiare, rolin e brandit në vendimarrjen e blerësit dhe pozicionin konkurrues të brandit në raport me sektorin ku operon. Louis Vuitton është brandi me vlerën më të lartë në botë, $32.223 miliardë, dhe një rritje prej 14%. Ndërkohë qe pas tij vjen Hermès me një vlerë prej $17.92 miliardë dhe një rritje 9%.

Zakonisht, markup-i i produkteve të industrisë së modës është 100-130% e kostos së prodhimit, duke llogaritur kostot e punës, taksave, materialeve etj.  Për firmat luksoze si LVMH apo Hermés këto kosto janë thuajse të papërfillshme në përllogaritjen e cmimit final. Cmimi i etiketës në një rast të tillë varet më shumë nga eksluziviteti, materiali dhe teknika e përdorur, si dhe nga perceptimi i konsumatorit për brandin. Llogaritet që mesatarisht, për produktet e tyre, keto brande luksoze kanë një markup prej 800-2000% të kostos së prodhimit.

Kjo do të thotë që pavarësisht se çmimet e një çante Louis Vuitton (LV) apo Hermés varjojnë nga $1500 ne $40,000 (linjat e zakonshme) kostoja e tyre është jo më shumë se $200-$400.

Përse atëherë njerëzit jo vetëm paguajn minimalisht 7000$ për një çantë, por presin edhe me vite në listën e pritjes së Hermés?

Psikologjia pas konsumit te mallrave të luksit është mjaft interesante. Sipas studimeve brandet e shtrenjta tregojnë shumë më shumë se sa ne mendojmë për njerëzit. Konsumi i mallrave të luksit mund të shihet edhe si një reklamë që ne i bejmë vetes në “tregun e partnerëve potencial”.

Lexo edhe :  Procesi i rivlerësimit të pasurive të paluajtshme nis në 2025

Sipas ketyre studimeve tendenca e meshkujve për blerje të veshjeve, orave apo makinave të brandeve eksluzive dhe luksoze, më shumë sesa për cilesinë apo funksionin e tyre, është për të sinjalizuar se “jam një partner shumë i vlefshëm”, pak a shumë si një pallua. Kur palloi do të impresionojë një partnere, ai hap bishtin e tij të gjërë e të mrekullueshëm si erashkë. Tërë këtë shfaqje ekstravagante e bën pikërisht për të joshur femrën.

Për femrat logjika në këtë rast është disi me ndryshe. Femrat nuk duket se i përdorin mallrat e luksit për të komunikuar vlerën e tyre si partnere tek një mashkull potencial, por tek femrat e tjera. Ne fjalë të tjera, femrat perfshihen në një konkurrenc intraseksuale partneresh, në të cilen anëtarë të të njëjtit seks konkurrojnë për sasinë ë limituar “të cilësisë së lartë” të seksit tjetër.

Psikologjia që qëndron pas konsumit të luksit nuk është gjithmonë e lidhur me tregun e partnerëve. Me shumë se gjysma e konsumatorëve të produkteve të Gucci-t janë nën 35-vjeç. Kjo vjen si rrjedhojë e strategjisë dhe pozicionimit që i bëri drejtori krijues i Guccit, Alessandro Michele, kur erdhi ne krye te shtëpisë së modës ne 2015. Michele duket se e kuptoi fare shpejt se çfarë kërkonte gjenerata e re, përfshirë ngjyra dhe dizajne të forta dhe elektrizuese që tërheqin vemendje dhe duken bukur në Instagam.

Të rinjtë dalin jashtë mundësive të tyre për të patur një produkt luksoz, për tu dukur sadopak si idhujt e tyre. Ata ndihem më të perfshirë, më afër suksesit dhe më të rëndesishëm kur janë duke veshur brande të njëjta më idhujt e tyre.

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Parashikimet e Baba Vangës që u realizuan dhe ato që mbeten të paplotësuara gjatë 2024-ës

Ndërsa po mbyllet viti 2024, shumë po hedhin një vështrim të dytë në parashikimet e Baba Vangës, mistikes bullgare...

Lajm i keq për përdoruesit e WhatsApp! Nga 2025 do të ndalohet në këto telefona

Aplikacioni WhatsApp do të ndalojë për dhjetëra modele smartphone duke filluar nga 1 janari 2025. Si çdo vit, platforma Meta braktis versionet e vjetëruara...

Vijojnë temperaturat nën zero/ Parashikimi i motit për sot, 1 janar 2025

Që në orët e para të mëngjesit vendi ynë do të mbizotërohet nga moti i kthjellët dhe vranësira të lehta e kalimatare ku më...

Viti i Ri nis me lëkundje tërmeti në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra

Viti i Ri ka nisur me lëkundje tërmeti në Shqipëri. Pak pas mesnate lëkundje janë regjistruar në veri të vendit, 8 km në verilindje të...

Viti i Ri/ 16 persona u dëmtuan nga fishekzjarret! Proda inspekton policët në detyrë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka inspektuar punonjësit e Policisë që ishin në detyrë gjatë natës së ndërrimit të viteve, për të...

Lajme të tjera

Web TV