“Anti-shpifja”, reagon Blushi: Presidenti do shprehet në kohën e duhur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas miratimit në Kuvendi me 82 vota pro të paketës ‘Anti-Shpifje’, tashmë gjithccka mbetet në dorën e Presidenti Meta, nëse do të dekretojë apo jo ligjin. Gjithccka mbetet për tu parë në ditët në vijim.

Ndërkaq kryetari i PD, Lulëzim Basha i ka bërë thirrje presidentit Ilir Meta “të mos e dekretojë këtë atentat kundër fjalës së lirë që rikthen ligjin famëkeq të diktatures për agjitacion e propaganda”.

Ndërsa në një reagim zëdhënësi i Metës, Tedi Blushi iu është përgjigjur interesit të mediave për faktin se cili do të jetë qëndrimi i presidentit për këtë ligj. Blushi thekson se Meta do të shprehet në kohën e duhur, pa u ndikuar nga askush përveç Kushtetutës dhe ligjit.

Ja cili është reagimi i zëdhënësit të Presidentit

I pyetur nga mediat, se cili do të jetë qëndrimi i Presidentit të Republikës ndaj së ashtuquajturës “Paketë anti-shpifje”, Zëdhënësi i Tij, z.Tedi Blushi sqaron se:

Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta do të shprehet në kohën e duhur, pa u ndikuar nga askush përveç Kushtetutës dhe ligjit.

Pasi të njihet zyrtarisht me ndryshimet ligjore dhe relacionin shoqërues, Presidenti Meta do të ndërtojë një proces shterues ligjor, dhe do i njohë qytetarët me qëndrimin e tij përfundimtar.

Të fundit

Kapet teksa tentonte të vidhte në një banesë, arrestohet 35-vjeçari

Një 35-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit pasi u kap në flagrancë teksa tentonte të kryente një vjedhje...

“Ore ç’punë keni me ata që mbjellin shalqi e pjepër?!”

Deputeti socialist Erion Braçe ka kritikuar strukturat e Policisë së Shtetit, duke denoncuar thirrjen, të cilën ai e quan të paligjshme, në Komisariat të...

“Në tre mandate na lëruat nënën, tani do ktheheni nga baba”

Deputeti lushnjar Saimir Korreshi, ka mbajtur një fjalim sa ironik aq edhe denoncues për situatën në qytetin e tij, kur ka deklaruar se mbeturinat...

Rinumërimi për Tiranën, si paraqitet shpërndarja e mandateve dhe kandidatëve

Procesi i rinumërimit të votave për qarkun e Tiranës po vijon me intensitet prej 8 ditësh tashmë, në pallatin e sportit “Farie Hoti”. Deri më...

Shifrat: turistët e huaj nuk po i zëvendësojnë dot shqiptarët e larguar

Në Shqipëri po vijnë më shumë turistë se kurrë më parë – mbi 1.3 milion hyrje u regjistruan vetëm në janar-mars 2025, një rritje...

Lajme të tjera

Web TV