Faqja online “Wiwibloggs Eurovision News With Attitude” që transmeton lajmet e Eurovizionit, bën të ditur atë që e cilëson si: “Udhëzuesi përfundimtar për zgjedhjen e Shqipërisë për Eurovision 2020”
Sipas saj, kënga e Shqipërisë për Eurovision 2020 do të përzgjidhet nga Festivalin e Këngës 58. Konkurimi do të përbëhet nga dy gjysmëfinale dhe një finale. I gjithë spektakli do të zhvillohen në kryeqytetin e vendit, Tiranë.
Kënga fituese do të pasojë atë të kënduar nga Jonida Maliqi, e cila zuri vendin e 17-të në Eurovision 2019, me “Ktheju tokës”.
Përzgjedhja shqiptare tradicionalisht përkon me sezonin festiv. Edhe këtë vit nuk ka ndryshime. Një gjysmëfinale do të zhvillohet të enjten 19 dhjetor. Gjysmëfinalja e dytë vijon menjëherë, të premten më 20 Dhjetor. Pas një dite pushimi, fituesi do të zgjidhet të dielën, më 22 Dhjetor.
Fituesi i konkursit do të vendoset vetëm me votën e jurisë, e cila është standarde për Festivalin e Këngës.
Raportet sugjerojnë që Festivali do të përmbajë një treshe jurie ndërkombëtare. Këngëtari i njohur i Eurovision, Dimitris Kontopoulos është shpallur si një nga tre.
Por kush është i preferuari për të fituar Festivali i Këngës 58?
“Wiwibloggs Eurovision News With Attitude” bën të ditur se: Nga shikimet në YouTube vetëm Elvana Gjata është favorite. “Me Tana” u bë videoja më e shikuar ndonjëherë në kanalin zyrtar RTSH në YouTube. Ajo ka mbledhur mbi 2.5 milion hit. Klipi ishte në trend në Maqedoninë Veriore fqinje (Nr. 10) dhe Greqi (Nr. 45). Ajo u vu re gjithashtu në tabelën e trendeve zvicerane.