Vrau kunatën me të cilën kishte lidhje intime, Prokuroria kërkon burg përjetë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prokuroria ka kërkuar burg përjetë për Dashamir Xhepën, i akuzuar për vrasjen e kunatës së tij në 14 shkurt të vitit 2019. Lirie Xhepa ishte e ve prej disa vitesh, pasi i shoqi ishte ndarë nga jeta nga një sëmundje e rëndë dhe kishte krijuar lidhje intime me të akuzuarin.

Lidhje, që ajo ka tentuar disa herë t’i jepte fund, por përmes dhunës dhe kërcënimeve nuk ishte lejuar nga i dyshuari.

Kujtojmë se vrasja e 49- vjeçares Lirie Xhepa, në formën siç e rrëfyen në Polici dhjetëra dëshmitarë, duket si një krim i paralajmëruar.

Ndonëse ajo nuk e kishte adresuar asnjëherë në Polici dhunën dhe kërcënimet që kishte marrë nga kunati i saj Dashamir Xhepa, me të cilin, sipas të gjitha të dhënave kishte një lidhje intime, duket se vazhdimisht ka jetuar me frikë.

E frikësuar nga vëllai i burrit të saj të ndjerë, që vazhdimisht kishte ushtruar dhunë ndaj saj, por edhe nga djemtë e vetë se mos e merrnin vesh lidhjen e fshehtë.

Madje, ajo ishte ankuar dy herë te një punonjës Policie, duke i thënë se donte t’i jepte fund kësaj lidhjeje, pasi dhunohej sistematikisht nga kunati.

Megjithatë, viktima nuk kishte pranuar që të bënte kallëzim kundër tij, edhe nga frika e ndonjë hakmarrjeje të mundshme, por edhe nga turpi.

Banorët e zonës ku ndodhi ngjarja, janë shprehur se të gjithë ishin në dijeni të lidhjes intime. Madje, edhe të dhunës së vazhdueshme që ushtrohej ndaj 49-vjeçares, por askush nuk fliste./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

‘Palestinezët nuk do të kenë të drejtë të kthehen’/ Trump zbulon planin e tij për Gazën

Presidenti Donald Trump deklaroi se palestinezët në Gazë nuk do të kenë të drejtën e kthimit sipas planit të...

Një milion dollarë për të deshifruar shkrimin enigmatik të Luginës së Indus

Një milion dollarë do të shpërblehen për këdo që mund të zgjidhë enigmën e shkrimit të Luginës së Indus, një nga misteret më të mëdha...

Richard Gere e quan Trump një njeri bullizues: Jemi në një vend shumë të errët në Amerikë

Ndërsa pranoi një çmim për arritje të jetës në Çmimet Goya në Spanjë, Richard Gere shfrytëzoi rastin për të shprehur shqetësimet e tij për...

‘Një martesë, një divorc, një funeral’/Komedia satirike premiere në Korçë

‘Një martesë, një divorc, një funeral’ është komedia satirike që u shfaq për 5 netë radhazi në sallën e tejmbushur të Teatrit të Korçës. Me...

Përparësitë e kopshteve vertikale nuk janë vetëm estetike, ato ulin temperaturën në qytet

Kopshtet vertikale janë një risi (relative) vitet e fundit, ato po shfaqen gjithnjë e më shpesh në lagjet e qytetit tonë dhe ata që...

Lajme të tjera

Web TV