Elbasan/ Balla: Listat e hapura, një hap më pranë BE

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Numri dy i PS-së Taulant Balla gjatë fjalës së tij nga aktiviteti “deputeti që duam” nga Elbasani ka folur për listat e hapura duke theksuar se hapja e tyre është vetëm një hap më pranë BE-së, ndërsa thekson se ky ndryshim përfaqëson thelbin e vlerave të PS.

Hapja e listave nuk është vetëm një hap më pranë BE-së dhe formës evropiane të përfaqësimit. Është një formë e re e pushtetit të qytetarit shqiptar, të cilit i takon me të drejtë kjo fuqi.

Tashmë nuk do të votoni më vetëm për emrin e partisë. Nuk do të votoni më vetëm për kreun e partisë. Emri në fletëvotim tani do të jetë dikush që ju me gjasë e njihni. Mund të jetë dikush nga rrethi juaj, dikush nga rruga juaj, mund të jesh ti”, shprehet Balla.

Më tej ai sqaron se ky ndryshim përfaqëson thelbin e vlerave të PS. “Ne duam që njerëz të freskët, të rinj, të talentuar të vijnë në parlament dhe të përfaqësojnë zonat e tyre elektorale. Ne e kemi nisur këtë fushatë në mënyrë që të gjejmë kandidatët më të mirë nga të gjitha, rajonet, qytetet, nga i gjithë vendi.

Ne e kuptuam se mënyra më e mirë për të arritur Shqipërinë që duam është të kemi deputetin që duam. Ne jemi duke kërkuar për njerëzit më entuziastë, të kualifikuar dhe më të përgjegjshëm, për të qenë pjesë e listës së PS. Ne do t’i shtojmë listës sonë këta njerëz të rinj, prandaj kjo fushatë do të bëjë vërtet ndryshim”.

Sipas Ballës, PS është partia e parë në Shqipëri që dëshiron të hapë listën për njerëzit. “Na duhet ndihma juaj për të formuar listën më të mirë për zgjedhjet parlamentare. Ne duam që ju të jeni pjesë e saj. Përvoja e vendeve evropiane me votim në listë të hapur tregojnë se kandidatët po kthehen për të kërkuar mbështetje dhe miratim nga qytetarët, më shumë sesa partitë e tyre dhe udhëheqësit e tyre.

Hulumtimet tregojnë se ky sistem mundëson përzgjedhjen e politikanëve më të mirë, më të kualifikuar dhe të përkushtuar. Ata vlerësohen dhe zgjidhen sipas performancës së tyre”./Bl.Ba/Fjala.al

Lexo edhe :  Rama publikon thirrjet e bashkive pas shkarkimit të drejtorëve: Aplikoni!

Të fundit

Gjergj Luca ironizon “Thurjen”: Mbahu Shaban, qëndro burrë!

Biznesmeni i njohur Gjergj Luca ka komentuar përmes një postimi në rrjete sociale përplasjen mes Adriatik Lapajt të "Shqipëria...

Egnatia fiton pastër ndaj kampionëve të Bjellorusisë, kualifikimi vuloset në Rrogozhinë

Egnatia ka mposhtur Dinamo Minsk me rezultatin 0 me 2 në transfertën e Hungarisë. Sfida e parë e vlefshme për turin e dytë të...

Ngjarja e Fierit, gazetarja zbulon detajet: Ishte masakruar në pjesët intime!

Anesti Rama 56 vjeç u vra në mënyrë makabër nga vajza e tij Emanilda Rama 26 vjeç në Fier. Burime bëjnë me dije se...

Përmbysje e madhe në “Loro Boriçi”, Vllaznia triumfon në ndeshjen e parë ndaj Vikingur

Vllaznia fiton 2-1 ndaj Vikingur Reykjavik në Shkodër, në ndeshjen e parë të turit të dytë të Conference League. Ndeshja u zhbllokua shumë shpejt, që...

A do të kandidojë për Bashkinë e Tiranës? Kjo është përgjigjja e Arlind Qorit

Kreu i i “Lëvizjes Bashkë”, Arlind Qori, ka përsëritur distancimin e tij politik nga dy partitë e mëdha, PS dhe PD, duke theksuar se...

Lajme të tjera

Web TV