Parlamenti hap sot dyert për qytetarët, ja oraret kur mund ta vizitoni

Në kuadër të 100-vjetorit të parlamentarizmit shqiptar do të hapen për qytetarët dyert e Kuvendit.

Nga njoftimi zyrtar mësohet se salla e seancave plenare e Parlamentit Shqiptar do të jetë e hapur për publikun nga ora 10:00- 20:00.

Edhe gjatë ditës së djeshme në kudër të 100-vjetorit të Kongresit të Lushnjës u zhvilluan një sërë aktivitetesh. /Fjala.al