Lleshaj zbulon paketën e re ligjore: S’ka shërbim nëse nuk përditëson të dhënat në Gjendjen Civile

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka treguar në Kuvend se dikasteri që ai drejton do të publikojë së shpejti një paketë ligjore për regjistrimin e vendbanimit të gjithë qyetetarëve të Republikës.

Ministria e Brendshme do të paraqesë një paketë të plotë iniciativash ligjore të cilat do të pamundësojnë mbijetesën në Shqipëri për një njeri që nuk ka të regjistruar vendbanimin.

Pra, ne do të sjellim një paketë që kushtëzon çdo lloj shërbimi në Shqipëri me pasjen e një adrese të përditësuar në regjistrin kombëtar të gjendjes civile. Mungesa e këtij përditësimi do i bëj qytetarët të mos marrin shërbime elementare: Shkolla, spitali, banka”, tha Lleshaj.

Më tej, ai tha se deklaratat për ndryshimin e vendit të votimit të zgjedhësve janë “aludime dashakeqe dhe të pavërteta”.

“Aludime dashakeqe, dhe të pavërtetaa. I kam dëgjuar me përbuzje, aludime të papërgjegjshme të bëra nga aktorë mediatikë dhe politikë. Si përpjekje për alibitë e radhës, për humbjen e radhës”, tha ministri ndër të tjera nga foltorja e Kuvendit.

la.mi/Fjala.al

Të fundit

Jasir Asani rrezikon të përfundojë në tribunë?

Jasir Asani, njoftoi transferimin e tij në Iran në mes të sezonit. Klubi Esteghlal njoftoi përmes faqes zyrtare se:...

Ukraina krijon robotin me inteligjencë artificiale që rrëzon dronë rusë

Robotët tokësorë që ndihmojnë ushtrinë ukrainase kanë marrë një funksion tjetër të rëndësishëm: një kullë speciale e bazuar në inteligjencën artificiale gjen dhe rrëzon...

Trump paralajmëron: Nëse BE nuk investon 600 mld dollarë në SHBA…

Presidenti Trump ka paralajmëruar Bashkimin Europian me tarifa prej 35% nëse nuk përmbushet premtimi i marrëveshjes, për investime prej 600 miliardë dollarësh në SHBA....

SHBA merr “leksione” nga Rama, do dërgojë emigrantë në Ruanda

Pavarësisht se shumë e kritikuar, duket se marrëveshja e lidhur mes Italisë dhe Shqipërisë për hapjen e kampeve të emigrantëve, po merret shembull. Fillimisht ishte...

Zgjedhjet lokale, opozita e Serbisë sfidon Listën Serbe

Deputetë të opozitës në Kuvendin e Serbisë, në prag të zgjedhjeve lokale në Kosovë, po punojnë aktivisht për formimin e subjekteve politike në Kosovë...

Lajme të tjera

Web TV