Çmimi Sakharov për 2020 i jepet opozitës bjelloruse

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Parlamenti Evropian i ka dhënë Çmimin Sakharov për vitin 2020, opozitës demokratike në Bjellorusi, e cila është përballur me një goditje të ashpër nga forcat e sigurisë së presidentit, Alexandër Lukashenko.

Është një nder për mua të njoftoj se gratë dhe burrat e opozitës demokratike në Bjellorusi janë fitues të çmimit Sakharov, 2020”, shkruajti të enjten David Sasoli, kryetar i PE-së.

Ata të gjithë kanë në krahun e tyre diçka që dhuna brutale nuk mund ta mposhtë kurrë: të vërtetën. Mos hiqni dorë nga lufta juaj. Ne jemi pranë jush”, citohet nga mesazhi i tij.

Parlamenti Evropian përmendi 10 emra kur njoftoi çmimin, duke përfshirë kandidaten opozitare për presidente e vendit Sviatlana Tsikhanouskaya dhe fituesen e çmimit Nobel, Svetlana Alexievich.

Bjellorusët kanë protestuar për disa javë kundër rizgjedhjes së diskutueshme të presidentit Lukashenko, i cili pretendon se është shpallur fitues me një shumicë dërrmuese votash në zgjedhjet e 9 gushtit.

Pretendimi i tij për një fitore me 80 përqind të votave është kontestuar nga qindra mijëra qytetarë bjellorusë, shumë prej të cilëve dolën në protesta në rrugë duke thënë se rezultatet ishin falsifikuar.

Forcat qeveritare u përgjigjën me shpejtësi dhe brutalitet ndaj protestave, duke rrahur, arrestuar dhe ndaluar me mijëra protestues, gazetarë dhe anëtarë të opozitës. Të paktën katër protestues u vranë.

Çmimi Sakharov për Lirinë e Mendimit mban emrin e fizikantit sovjetik dhe disidentit politik Andrei Sakharov.

Ky çmim është themeluar në vitin 1988 për të nderuar individë dhe organizata që mbrojnë të drejtat e njeriut dhe liritë themelore.

Vitin e kaluar çmimi iu dha ekonomistit ujgur, Ilham Tohti./Re.D/Fjala.al

 

Të fundit

Rama: Forcat Komando, vlerë e shtuar në luftën kundër zjarrit mes Delvinës e Gjirokastrës

Këtë të enjte, më 14 gusht, kryeministri Edi Rama ka bërë një tjetër reagim lidhur me situatën e zjarreve...

Pjatalarësi që themeloi kompaninë 4 trilionë dollarëshe, historia e CEO-s së Nvidia

Kur Jensen Huang, shefi ekzekutiv 62-vjeçar i Nvidia shfaqet me xhaketën e lëkurës para një publiku, është e vështirë të përfytyrosh djaloshin imcak me...

“Apokalips” në Greqi/ Mbi 5 mijë zjarrfikës në luftë me flakët

Spanja vijon edhe këtë të enjte betejën me flaket që kanë shkrumbuar me mijëra hektarë pyje dhe zona të banuara.  Autoritetet njoftuan viktimën e...

Trump që gëlltit gënjeshtrat e Putinit është kërcënim më i madh për Ukrainën sesa bombat

Rafael Behr Në Alaskë, udhëheqësi rus do të pretendojë se dëshiron paqe, por vetëm sipas kushteve të tij – dhe do të shfrytëzojë dëshpërimin e...

Fillestarët e Gluck-ut: kompozitori i shekullit XVIII ndryshoi përgjithmonë operën

Më shumë se 250 vjet pasi Orfeu dhe Euridika e Gluck prezantoi operën në një mënyrë të re, një inskenim akrobatik synon të bëjë...

Lajme të tjera

Web TV