Nuk vendosën maska, policia ndëshkon 810 qytetarë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjatë 24 orëve të fundit janë vendosur 810 gjoba për qytetarët që janë konstatuar pa maska mbrojtëse.

Punonjësit e Policisë, krahas përmbushjes së detyrave funksionale për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë vijuar kontrollet në terren, për të monitoruar zbatimin e masës së re për parandalimin e përhapjes së COVID-19, mbajtjen e detyrueshme të maskës mbrojtëse, e cila është detyrim për të gjithë qytetarët, që në momentin që dalin nga shtëpia.

Gjatë kontrolleve janë konstatuar edhe qytetarë që nuk i kishin vendosur maskat dhe për këto raste, shërbimet e Policisë në të gjithë vendin kanë vendosur 645 masa administrative me vlerën 3.000 lekë secila.

Janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 11 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit apo nuk e kanë pasur atë me vete, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë.

Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit, nga ana e shërbimeve të Policisë Rrugore në të gjithë vendin janë vendosur 165 masa administrative me masë 3.000 lekë secila, për pasagjerë të cilët nuk kishin lidhje familjare me drejtuesit e mjeteve private dhe ishin pa maska mbrojtëse në mjet, si dhe për pasagjerët pa maska mbrojtëse në mjetet e transportit publik.

Policia e Shtetit falënderon qytetarët që respektojnë këtë masë mbrojtëse dhe apelon që të gjithë të vendosin maskat mbrojtëse, pronarët e lokaleve të respektojë protokollet e sigurisë dhe të mos kundërshtojnë urdhrin e punonjësve të Policisë, pasi Policia e Shtetit është në shërbim të qytetarëve, për të mbrojtur jetën dhe shëndetin e tyre, ndaj dhe është i rëndësishëm zbatimi i kësaj mase mbrojtëse sepse parandalon infektimin me COVID-19.

Lexo edhe :  Qasja e pabalancuar e BE-së ka ndikuar negativisht në dialogun Kosovë-Serbi

Njëkohësisht, Policia e Shtetit fton qytetarët që të mbështesin akoma më shumë Policinë dhe të raportojnë në numrin 112 dhe Komisariatin Dixhital, çdo paligjshmëri që cenon rendin e sigurinë, jetën dhe pronën e qytetarëve, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm e të paanshëm./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

“Gjërat Tona”/ Shqiptarët e Kolumbisë – “Karteli Ballkanik”

Tregtia e paligjshme globale e drogës, qarkullon miliarda dollarë në vit. Dhe kjo nuk ka ndryshuar për vite me...

Veliaj: Sot shikoj shumë parti të reja, por me ide shumë të vjetra!

Drejtuesi politik i PS, njëkohësisht kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, ka komentuar partitë e reja politike në Shqipëri. Kryebashkiaku i Tiranës nënvizoi se sot ka shumë...

Meloni nuk tërhiqet, gati dekreti që ndalon gjyqtarët

Qeveria italiane po përgatit një nismë të re ligjore, për të mbajtur në funksion qendrat për pritjen e azilkërkuesve në Shqipëri. Sipas mediave, kabineti...

Presidenti i ri sirian nis detyrat diplomatike, Al-Sharaa vizitë në Arabinë Saudite

Presidenti i përkohshëm i Sirisë, Ahmed al-Sharaa, zhvilloi vizitën e tij të parë jashtë vendit duke udhëtuar drejt Arabisë Saudite, një lëvizje që shihet...

Ku gabojnë emigrantët? KQZ refuzon mbi 45 mijë aplikime nga Diaspora

Zgjedhësja në këtë rast ka kryer aplikimin e saj nga Italia. Ka vendosur adresën e saj, qytetin dhe rajonin ku jeton por është ai...

Lajme të tjera

Web TV