Ambasadorja Kim: Hetuesit amerikanë mbështesin SPAK dhe BKH

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ambasadorja Amerikane Yuri Kim është shprehur se hetuesit amerikanë janë pranë SPAK dhe BKH për të ofruar asistencë.

Gjatë një interviste në emisionin “Opinion”, ajo shprehu edhe një herë mbështetjen e SHBA ndaj institucioneve të dala nga reforma në drejtësi.

“Kemi ofruar mbështetje shumë të forte në formën e asistencës teknike, këshillave eksperte, trajnimit, si dhe asistencës materiale, për shembull kompjutera, duke u siguruar që të kenë pajisjet që iu duhen për të bërë punën. Ne i vendosim paratë aty ku themi. Nuk themi thjesht që mbështesim SPAK dhe BKH apo prokurorinë e posaçme, por kemi vënë edhe investimin për ta treguar mbështetjen tonë.

Ata janë aty për të ofruar asistencë teknike dhe këshilla eksperte. Kam një ish-agjent të FBI-së që është pjesë e personelit në ambasadë që ofron një pjesë të kësaj asistence. Por të jeni të sigurt, jemi aty për të mbështetur në maksimumin e mundshëm.”, u shpreh Kim.

Ndër të tjera, Kim theksoi se ata që nuk e duan reformën në drejtësi paraqesin rrezikshmëri të lartë.

Kujtojmë se BKH mbylli fazën e dytë për rekrutimin e 60 hetuesve që kanë shfaqur interes për t’u bërë pjesë e saj rreth 1 javë më parë.

Pa.Va/Fjala.al

 

Të fundit

Stuhia e fuqishme godet Greqinë, dëme në bujqësi dhe dhjetëra fshatra pa energji

Stuhia e fuqishme që goditi Greqinë perëndimore la pas shkatërrime të mëdha në disa qytete, me dëmet më të...

KQZ drejt vakancave, Kuvendi zgjedh anëtarët e rinj deri më 5 tetor

Kuvendi i ri, që pritet të konstituohet brenda 2 javësh, mes të tjerash duhet ta nisë punën me zgjedhjen e 5 anëtarëve të rinj...

Mbi 600 viktima nga tërmeti në Afganistan, dhjetëra shtëpi nën rrënoja

Më shumë se 600 persona dyshohet se kanë vdekur dhe mbi 1,300 persona të tjerë janë plagosur si pasojë e një tërmeti të fuqishëm...

Rama ndan pamje nga bukuritë e Lëpushës (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama, ka nisur muajin shtator me një mesazh reflektues dhe frymëzues për qytetarët, të shoqëruar me pamje piktoreske nga fshati malor i...

Skandal në Serbi, qeveria shndërron universitetin në kazermë policore

Një tjetër akt autoritar i regjimit të Aleksandër Vuçiçit ka ndezur zemërimin e studentëve dhe qytetarëve në Novi Sad. Studentët e Fakultetit të Filozofisë...

Lajme të tjera

Web TV