Ambasadorja Yuri Kim mesazh Metës: Duhet të jetë unifikues i politikës!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim u shpreh se presidenti Ilir Meta duhet të luajë rol unifikues në politikën shqiptare, ndërkohë që Shqipëria po pergatitet për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Ajo kujtoi në “Opinion” rastin e pandemisë ku presidenti mbledhi Këshillin e Sigurisë Kombëtare, duke shtuar se pret që Ilir Meta ta luajë sërish këtë rol pozitiv.

“Mendoj se ka një rol shumë unik dhe shumë të rëndësishëm që presidenti mund të luajë si bashkues i vendit. Dhe kur e luajti atë rol në fillimet e pandemisë Covid19 dhe thirri Këshillin e Sigurisë Kombëtare, duke bërë bashkë jo vetëm Kryeministrin por edhe udhëheqësin kryesor të opozitës, mendova se ishte një shembull vërtet i fuqishëm dhe pozitiv.

Dhe shpresoj që kjo është diçka që do ta përsërisë. E di që ky është një rol që do ta vlerësonte populli shqiptar. Di që është një rol që Uashingtoni sigurisht e vlerëson, ndaj pres me kënaqësi ta shoh të luajë një rol shumë pozitiv”, u shpreh Kim.

Kohët e fundit, Presidenti Meta duket sikur ka marrë rolin e kreut të opozitës duke u përfshirë në disa përballje direkte me kryeministrin Edi Rama dhe mazhorancën.

 

Pa.Va/Fjala.al

 

Të fundit

Bulmet “pa letra” në dyqane! Tregtarët: I besojmë fjalës së fshatarit

Këtë të hënë ka nisur aksioni për sekuestrimin e prodhimeve të bulmetit pa faturë tatimore në treg. Kjo nismë...

I riu kërcënoi me armë një person në Dobraç, arrestohet nga policia

Një konflikt ka ndodhur ditën e sotme në zonën e Dobraçit në Shkodër. Burime bëjnë me dije se një i ri ka kërcënuar me armë...

“Jaws” mbush 50 vjeç – një dokumentar rrëfen historinë pas kulisave

nga Lucia Magi/ Los Angeles Një regjisor i ri, një ide e çuditshme për një “balenë të madhe”, një peshkaqen mekanik që nuk funksiononte, qindra...

Berisha: Përgëzoj banorët e Thethit për kundërshtimet që bënë

Përplasja ndodh në Theth, por Sali Berisha mbrojtjen banorëve të zonës ia ofroi nga selia. Ditën e fundit të aksionit, kryedemokrati doli me...

43 vite në pushtet, presidenti më i vjetër kërkon mandatin e 8-të

Presidenti i Kamerunit, Paul Biya, ka befasuar opinionin ndërkombëtar duke shpallur zyrtarisht kandidaturën për një mandat tjetër presidencial, pavarësisht moshës së tij të avancuar...

Lajme të tjera

Web TV