SHBA miraton remdesivir-in për trajtimin e sëmundjes Covid

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rregullatorët amerikanë miratuan ilaçin anti-viral remdesivir për të trajtuar pacientët me sëmundjen COVID-19 në spitale.

Administrata e Ushqimit dhe Barnave në SHBA tha se Veklury, emri i markës së ilaçit, zvogëlon kohën e shërimit mesatarisht për pesë ditë.

“Veklury është trajtimi i parë për COVID-19 që merr miratimin e Administratës së Ushqimit dhe Barnave”, tha përmes një deklarate kjo agjenci.

Në deklaratë po ashtu thuhet se ky medikament u miratua “për përdorim te të rriturit dhe pacientët pediatrikë, 12 vjeç e më të vjetër dhe me peshë së paku 40 kilogramë”.

Organizata Botërore e Shëndetësisë tha javën e kaluar se remdesiviri ka pak ose aspak efekt në mbijetesën e pacientëve. OBSH tha se bazohet në studimet e saj, por prodhuesi i ilaçit, Gilead, i hodhi poshtë këto gjetje, shkruan ‘rel’

Remdesiviri është autorizuar vetëm për përdorim emergjent në SHBA që nga muaji maji. Së voni, ilaçi i është dhënë edhe presidentit amerikan, Donald Trump, i cili ka dalë pozitiv me sëmundjen që e shkakton koronavirusi, COVID-19.

Trump, i cili është diagnostikuar më 2 tetor, është shëruar./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

‘Gëzuar përvjetorin!’ Presidenti Trump dhe Melania, 20 vite martesë

Donald Trump dhe Melania Knauss festojnë 20 vjetorin e martesës së tyre, e cila u kurorëzua më 22 janar...

“Basha me parti të re”, gazetari zbulon lajmin: Është regjistruar në Gjykatë

Lulzim Basha do të marrë pjesë në zgjedhjet e 11 majit nën logon e partisë së re “Demokratët euroatlantikë””. Lajmin e ka dhënë në...

“Vendosmëri absolute për ndryshim”, Këlliçi takohet me diasporën shqiptare në Nju Jork

Drejtuesi politik i PD për Tiranën Belind Këlliçi, ka publikuar në Facebook pamje nga takimet e tij me shqiptarët në Bronx, Nju Jork, SHBA. Këlliçi...

Diaspora/ Analisti: Të rinjtë sjellin ndryshim, ja cilat parti favorizohen prej tyre

Analisti Mentor Nazarko ka theksuar se personalizimi i votës në zgjedhjet e ardhshme mund të kufizojë ndikimin e kryetarëve të partive dhe të sjellë...

Livia flet për historinë e ‘tradhtisë’ së Mevlanit: Jam penduar…

Konkurrentja e Big Brother VIP4, Livia, ka folur për ish-partnerin e saj, Mevlanin, historia e të cilëve nisi që nga programi “Për’puthen”. Në një bisedë...

Lajme të tjera

Web TV