Veliu si Lleshi urdhër policëve: Dorëzoni telefonat, mos flisni me medien!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Para se të nisni turnin, dorëzoni telefonat”! Ky është urdhri i parë që ka lëshuar Ard Veliu për të gjithë oficerët e policisë. Askush nuk duhet të mbajë telefon në punë pasi të gjithë policët duhet të jenë nën monitorim për shkak se mos nxjerrin informacion në media.

Po ashtu, të gjithë duhet të hartojnë në fund të ditës një procesverbal me gjithë aktivitetin personal që kanë kryer. Kështu, tani e tutje, punonjësit e policisë do të lëvizin pa telefonat celular me vete.

Urdhri i kreut të policisë së shtetit vjen pas atij të lëshuar edhe nga ministri i cili ka dyshime të forta se pati rrjedhje informacioni ditën që u vra Kastriot Reçi në Rrëshen.

Nuk dihet se për çfarë rrjedhjeje informacioni flasin ministri dhe drejtori i policisë së Shtetit, por ajo që bie në sy është fakti që ata kërkojnë të mbyllet çdo rrugë komunikimi i punonjësve të policisë me medien.

Zyrtarisht bëhet me dije se: Sipas urdhrit të ri, disa kategori të strukturave të policisë, përfshirë ata që janë në terren nuk duhet të mbajnë telefonat me vete. Ata duhet t`i dorëzojnë përpara se të nisin shërbimin, ndërsa komunikimi do të bëhet vetëm me radion e dorës.

Urdhri i dytë lidhet me agjentët e terrenit, për të cilët Veliu ka kërkuar që në fund të ditës të përpilojnë një procesverbal mbi rutinën, çfarë kanë hetuar, kontrolluar apo takuar gjatë ditës.

Kështu urdhrat e Veliut mbështesin atë të Lleshit i cili kërkoi që asgjë të mos dalë në media. Viti ka filluar më një bum ngjarjesh kriminale, ngjarje që nisin nga atentate të bujshme, deri te krime monstruoze ku thuajse shumica prej tyre shkak kanë trafikun e drogës, prishjen e pazareve dhe konfliktet familjare. n.k/Fjala.al/

Të fundit

Tushemisht, biznesmeni dhe kryeplaku konfliktohen fizikisht

Një konflikt i vjetër për pronësinë e një rruge ka degjeneruar në dhunë fizike pranë parkut të Drilonit në...

Largimi nga Manchester City, De Bruyne tregon arsyen pse zgjodhi Napolin

Kevin De Bruyne ka zbuluar në detaje arsyet që e çuan të bashkohej me Napolin si lojtar i lirë, pas një periudhe të gjatë...

Shëngjin/ Nëna kishte humbur të birin, gjendet pas një orë kërkimesh

Një fëmijë 8-vjeçar nga Kosova, që ishte larguar nga prindërit në plazhin e Shëngjinit, u gjet pas rreth një ore kërkimesh nga policia dhe...

Kapet me 11 kg kokainë dhe pistoletë, arrestohet 34-vjeçari shqiptar në Itali

Policia e Bolonjës ka arrestuar një shtetas shqiptar 34 vjeç, i cili u kap me mbi 11 kilogramë kokainë dhe një armë zjarri. Shqiptari ishte...

Gjermani, 5 vjet burg për biznesmenin serb

Një sipërmarrës ndërtimi nga Berlini me origjinë nga Serbia u dënua me pesë vjet heqje lirie për evazion fiskal me vlerë miliona dollarë. Në...

Lajme të tjera

Web TV