Urdhri i Ismail Qemalit për gjuhën shqipe që duhet të zbatohet edhe pas 111 vjetësh

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje
Nga ROLAND QAFOKU
Ky është urdhri i kryeministrit Ismail Qemal Vlora në gusht tw vitit 1913, sipas të cilit çdo nëpunës i administratës do t’i nënshtrohej provimit të gjuhës shqipe.
Sot në ditën e gjuhës amtare po veçoj një pjesë nga ky urdhër, i shkëputur nga gazeta e qeverisë “Përlindja e Shqipëniës”, duke e shoqëruar me idenë se me nivelin e ulët të administratës në këtë aspekt, kjo duhet të aplikohet edhe pas 111 vjetësh: “Nëpunësit që ndodhen në shërbim do të japin një provim në gjuhën shqipe: ata që do tregohen të zotët, do të konfirmohen në punën që kanë; ata që nuk do të dinë mirë gjuhën shqipe, do të munt të kërkojë disa kohë që t’a mësojnë nëqoftëse kanë dëshirë që të mbeten në shërbim”.
Si skurpuloz i përdorimit të drejtë të gjuhës shqipe, mendoj se kryeministri Edi Rama duhet të aplikojë të njëjtin vendim si ky i Ismail Qemalit.
Më kujtohet se urdhri i parë i Ramës si ministër i Kulturës në prill 1998 ishte ndalimi i përdorimit në shkresat zyrtare të shkronjës (e) në vend të shkronjës (ë).
Jam i bindur se nëse do aplikohet ky provim, gjysma e administratës …. do përgatitet për të futur mik.

Të fundit

Spitalet gjermane përgatiten për skenarë lufte

Autoritetet gjermane kanë zhvilluar një plan gjithëpërfshirës emergjence për spitalet në Berlin për t'u përgatitur për skenarë të mundshëm...

Gjendet e pajetë në Sarandë një shtetase amerikane

Një ngjarje e rëndë është shënuar paraditen e sotme në qytetin bregdetar të Sarandës, ku një shtetase amerikane është gjetur pa shenja jete në...

Fredi Beleri nuk heq dorë nga Himara, padi në Apel

Fredi Beleri nuk heq dorë nga Himara. Edhe pse i zgjedhur eurodeputet në Parlamentin Europian, Fredi Beleri ka ankimuar në Gjykatën Administrative të Apelit...

“Kur futen miliarderët në futboll, nuk ka më garë”

"Për herë të parë, po dëgjojmë që te Bayern përmendet arka e kursimit. Ky është një sinjal që futbolli po ndryshon shumë dhe unë...

Kur gripi mund të shkaktojë paralizë? Shkenca zbulon sekretin

Familja e një burri që u paralizua kur ishte ende fëmijë dyvjeçar, pasi u sëmur me grip, nxiti shkencëtarët të zbulonin se një gjen...

Lajme të tjera

Web TV