Gjykata e Lartë në Poloni ndalon çdo abort ligjor

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjykata e Lartë e Polonisë ka miratuar ligjin që ndalon kryerjen e abortit edhe në rast se zbulohen defekte te fetusi.

Polakët kanë një ndër ligjet më të ashpëra të abortit në Europë.

Deri më tani femrat polake mund të ndërprisnin shtatzëninë, vetëm në rast se vërtetohej se fetusi nuk kishte asnjë mundësi për të jetuar.

Ndërkohë, një pjesë tjetër e tyre, zgjidhnin ta kryenin fshehurazi apo të largoheshin drejt një vendi tjetër.

Një vendim i tillë erdhi nga forcat politike të djathta dhe konservatore, të cilat argumentuan se ndërprerja e shtatëzënësisë për shkak të defekteve të fetusit, arsyeja më e zakonshme ligjore për abort, është antikushtetuese dhe duhet kërkuar mbrojtja e jetës së çdo individi.

Mësohet se jashtë mjediseve të gjykatës, grupet e aktivistëve pro abortit, protestuan masivisht, ndërsa po monitoroheshin nga autoritetet policore.

Si përgjigje ndaj vendimit, Komisionerja e Këshillit të Europës për të Drejtat e Njeriut, Dunja Mijatovic shkroi në Tëitter se ishte një ditë e trishtë për të drejtat e grave.

”Vendimi i sotëm i Gjykatës së Lartë nënkupton aborte të fshehta ose jashtë vendit për ato që mund ta përballojnë, si dhe një sprovë edhe më të madhe për të gjithë të tjerët”, tha ajo./Re.D/Fjala.al

Të fundit

Turqia po përvëlohet! Zjarret përhapen në shumë qytete, anulohen fluturimet

Zjarret shkatërruese që kanë përfshirë rajone të ndryshme në Turqi, kanë shndërruar mijëra hektarë tokë në hi, duke vënë...

Aksident i rëndë në Durrës! “Audi” përplas motomjetin, lëndohet drejtuesi

Një aksident automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Durrësit. Një i ri që lëvizte me një motor mbeti i plagosur rëndë pas...

Dash Sula: Në 20 vite politikë kam vetëm një budallallëk, futbollin

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, i ftuar në "Off the Record" me Andrea Dangllin, veç të tjerave foli edhe për periudhën kur ai...

Majlinda Bregu: Basha na përzuri me një të rënë të lapsit

Majlinda Bregu, ish-ministre e Integrimit Evropian, ish-deputete e Partisë Demokratike dhe politikane, së fundmi e emëruar Komisionere në Komisionin Pan-Europian për Klimën dhe Shëndetin...

Mero Baze: Një gjyq kundër plaçkitjes në emër të pushtetit

Të hënën nis procesi i parë gjyqësor ndaj Sali Berishës, nën një akuzë që në thelb është kapje e shtetit. Akuza ngre dyshime se...

Lajme të tjera

Web TV