‘Trafikuan 1 mijë persona në SHBA e Kanada’/ GJKKO dënon me 192 vite 35 të arrestuarit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dënuar me 192 vite burg 35 të arrestuarit në sajë të operacionit “One if by Land”, zhvilluar rreth dy vite e gjysmë më parë.

Bëhet fjalë për 35 anëtarë të shtatë bandave kriminale, që vepronin si një grup i strukturuar dhe që kishin trafikuar mbi 1 mijë persona drejt vendeve të BE, Anglisë, SHBA dhe Kanada, në këmbim të vlerave monetare, që varionin nga 7 mijë paund për në Britani, dhe 25 mijë deri në 30 mijë dollarë për në SHBA e Kanada.

Ky grup i strukturuar kriminal u godit nga një aksion i gjerë i ish Prokurorisë për Krime të Rënda, policisë shqiptare, në bashkëpunim me policinë franceze, italiane, spanjolle dhe angleze, si dhe dy agjentë specialë të Shërbimit Diplomatik të Sigurisë së Departamentit Amerikan të Shtetit.

Në atë kohë ky operacion u drejtua nga prokurori Eugen Beci, i cili një vit më parë u shkarkua nga vetingu. Për pjesëtarët e këtij grupi prokuroria kërkoi plot 347 vite burg.

Dosja hetimore

Sipas dosjes hetimore këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin trafikonin emigrantë të paligjshëm nga Shqipëria drejt Amerikës, Kanadasë kundrejt shumave që varionin nga 25-30 paund dhe nga Shqipëria në Angli kundrejt 7000 paundve. Nga veprimet hetimore të kryera, rezulton se 7 grupe të strukturuara kriminale, të cilat operonin në Shqipëri, Bullgari, Spanjë, Francë, Republikën Domenikane, Itali, Britani, Irlandë, SHBA e Kanada, kanë mundësuar kontrabandimin e rreth 1 mijë shtetas shqiptarë në drejtim të Mbretërisë së Bashkuar, SHBA-ve dhe Kanadasë. Për çdo person paguhej nga 7 000 paund për në Mbretërinë e Bashkuar dhe nga 25 000 deri në 30 000 dollarë për në SHBA dhe Kanada. Pjesëtarët e këtyre grupeve kriminale përmes veprimeve aktive ndihmonin shtetasit shqiptarë të interesuar për të emigruar në mënyrë të paligjshme drejt vendeve të mësipërme, duke falsifikuar dokumenta udhëtimi dhe identiteti të vendeve të BE-së. Ata përdornin itineraret Shqipëri-Itali-Mbretëri e Bashkuar; Shqipëri-Francë-Mbretëri e Bashkuar; Shqipëri-Bullgari-Belgjikë-Republika Domenikane – SHBA / Kanada; Shqipëri-Spanjë-Amerika Latine-SHBA/Kanada. Përmes falsifikimit të dokumenteve, rrjeti i trafikantëve ka trafikuar mbi 1000 shtetas shqiptarë. Ndërkohë që burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se një pjesë e emigrantëve të paligjshëm ka dyshime se nuk kanë mbërritur në destinacionin për të cilin kanë paguar, por janë braktisur nga trafikantët në vendet e Amerikës Latine. Hetimet kanë zbuluar se trafikantët shfrytëzonin disa agjenci në Tiranë dhe Lezhë për prerjen e biletave të udhëtimit për qëllime turistike, dhe më tej sapo mbërrin në vendet e Bashkimit Europian, qytetarëve të interesuar për të emigruar në Amerikë, Kanada dhe Angli ju jepeshin dokumente të tjera të falsifikuara së bashku me një biletë të re. Ndërkohë që trafikantët i merrnin personave të cilët ishin të interesuar të shkonin në këto vende rreth 7 mijë paund për në Angli dhe për në SHBA dhe Kanada, shumat varionin nga 20 deri në 30 mijë dollarë. Menjëherë pasi Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur masat e arrestit në mungesë, forcat operacionale kanë nisur aksionin në të gjithë vendin për kapjen e të kërkuarve.

Lexo edhe :  Berisha 'kërcënon" Ramën/ Çanta dhe telefoni im janë minierë ari! Kam 1 milion përgjime

 Të dënuarit

Më konkretisht Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dënoi

1-Ardian Corrin me 8 vite burg;

2-Luan Qyrku 7 vite burg;

3-Eno Mucollari 6 vite burg;

4-Ardian Gurakuqi 6 vite e 4 muaj burg;

5-Zaim Hysenbelliu 7 vite burg;

6-Arben Kajaçi 6 vite burg;

7-Genci Osmanaj 5 vite 4 muaj burg;

8-Oltjan Serani 4 vite burg;

9-Tanush Prenga 5 vite 4 muaj burg;

10-Liri Muçollari 4 vite burg;

11-Fuat Zaimi 5 vite 8 muaj burg;

12-Nikolin Priska 4 vite burg;

13-Ylber Rama 4 vite burg;

14-Haki Tarja 4 vite burg;

15-Bedri Bendaj 6 vite burg;

16-Erenik Avdylli 4 burg;

17-Nik Bushi 5.8 vite;

18-Kolë Vushaj 7 vite e 4 muaj burg;

19-Emiljan Sinjari, 4 vite burg;

20-Alfred Kalaj 8 vite burg;

21- Mhill Zefi 6 vite burg;

22-Nosh Volaj 5. 4  vite burg;

23-Prel Gjelaj 5 vite burg e 4 muaj;

24-Sokol Duli 6 vite e 8 muaj burg;

25-Euglen Dushku 4 vite burg;

26-Leonora Dushku 4 vite burg;

27-Roza Frroku 4 vite burg;

28-Blerim Brahimi 5 vite 4 muaj burg;

29-Luigj Shtinja, 5 vite 4 muaj burg;

30-Esat Cakoni 4 vite burg;

31- Fatos Muja 5 vite 8 muaj burg;

32-Kreshnik Muja, 5 vite 8 muaj burg;

33- Artur Karaj, 6 vite burg;

34-Kristian Zallinaj 5 vite e 4 muj burg;

35-Mensur Selami, 6 vite burg.

/Re.D/Fjala.al

Të fundit

Ja cila është ora kur njerëzit gënjejnë më shumë

Të gjithëve na ka ndodhur: mbërrijmë në zyrë në orën 9 të mëngjesit, gati për të filluar ditën me...

Gabimet gjatë karikimit po ju shkatërrojnë baterinë e celularit, si t’i shmangni

Kohët moderne na kanë sjellë disa probleme që ndoshta as vetë nuk i mendonim. Për shembull, bateria e celularëve. Do thoni ju çfarë problemi...

Krijohet ”Super Diamanti”/ Shkencëtarët: Është 40 % më i fortë se ai natyral

Një grup shkencëtarësh nga dy universitete në Kinë kanë krijuar në laborator një 'super diamant' ultra të fortë dhe me cilësi të lartë, që...

Disa ushtrimet të trurit që ju bëjnë më të zgjuar

Truri duhet të mbahet gjithmonë në punë që të funksionojë në mënyrë të përkryer. Vetëm disa ushtrime janë të mjaftueshme për të marrë një...

Çfarë po ndodh në PD? Demokratët “braktisin” primaret

Një tjetër demokrat lë garën e Primarëve për kandidatët për deputetë, që do të nisë më 1 mars. Pas Helidon Bushatit, edhe anëtari i...

Lajme të tjera

Web TV