75-vjetori i OKB/ Meta: Mirënjohje për mbështetjen e përkushtuar ndaj Shqipërisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti Ilir Meta ka përshëndetur 75-vjetorin e krijimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara e cila përkon dhe me 65-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në të duke e falënderuar për mbështetjen ndaj vendit tonë.

Përmes një postimi në Facebook, Meta shkruan se OKB është gurthemeli i një bashkëpunimi mes shumë shteteve. Presidenti shkruan se anëtarësimi i Kosovës në këtë organizatë është faktor i rëndësishëm i stabilitetit në rajon.

“Në këtë jubile të rëndësishëm, të 75-vjetorit të themelimit të OKB, që përkon me 65-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në të, besojmë thellësisht se Kombet e Bashkuara, mbeten ende gurthemeli i një bashkëpunimi shumëpalësh të bazuar në rregulla, nga i cili përfiton bashkësia globale si e tërë.

Shqipëria ka përqafuar dhe ka zbatuar parimet e Kartës së OKB-së dhe ka mbështetur dhe vazhdon të mbështesë çdo përpjekje ndërkombëtare në të mirë të paqes dhe sigurisë, sepse besojmë fort se multilateralizmi është thelbësor për trajtimin e sfidave globale.”, tha Meta.

Ai ka shprehur mirënjohjen për ndihmën e saj ndaj Shqipërisë gjatë periudhës së pandemisë si dhe të tërmetit tragjik të nëntorit të kaluar.

“Në këtë 75-vjetor të Organizatës sonë, shprehim mirënjohjen e thellë për mbështetjen e vazhdueshme që kemi marrë nga OKB, që provoi edhe në këtë vit fatkeqësish natyrore për vendin tonë, se ishte një partnere e vërtetë, veçanërisht me ndihmën e dhënë për tejkalimin e pasojave të tërmetit tragjik dhe përballimit të COVID-19.

Duke uruar, në këtë përvjetor, një të ardhme sa më të ndritur për Organizatën tonë dhe të gjitha vendet e saj anëtare, do të dëshiroja të riafirmoja dhe një herë mbështetjen e përkushtuar të Shqipërisë për një rend të mirëbazuar në rregulla, të reformuar dhe ripërtërirë, me Organizatën e Kombeve e Bashkuara në qendër të tij.

Shqipëria beson fort se Republika e Kosovës është faktor i rëndësishëm i sigurisë dhe stabilitetit në rajon dhe anëtarësimi i saj në të gjitha organizatat ndërkombëtare, përfshirë këtu Kombet e Bashkuara, do të sillte përfitime jo vetëm për Kosovën, por edhe për mbarë bashkësinë ndërkombëtare”, shkruan Meta në Facebook.

Lexo edhe :  Norvegjia ndalon pijet energjike për fëmijët, shpërthen debati kombëtar

Kujtojmë se 75-vjetori i krijimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara përkon dhe me 65-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në këtë organizatë.

 

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Shërbimet publike janë dixhitalizuar, por punësimi në shtet është rritur

Në Shqipëri, dixhitalizimi i shërbimeve publike ka qenë një ndër prioritetet më të shpallura të qeverisë në dekadën e...

Moti i keq godet Elbasanin, përmbytje dhe bllokim qarkullimi

Elbasani është pushtuar sot nga një mot i pazakonshëm, me erë të fortë dhe e shoqëruar nga një rrebesh shiu. Stuhia ka zgjatur rreth 20-30...

“Shqiptarët të bëjnë më shumë”… që Tritan Shehu të mbetet gjithë jetën deputet

Nga Toni Drishti Pak ditë më parë, deputeti veteran i PD-së, Tritan Shehu, u shpreh që partia e tij kishte bërë çfarë kishte mundur, tani u...

Shënohet dita e flamurit në Ukrainë, Zelensky: Nuk i dhurojmë tokat tona pushtuesit

Dita e Flamurit e gjen Ukrainën ende në luftë me agresorin rus, i cili po përpiqet që në bisedimet për paqen të mos lëshojë...

“Ndodhi papritur”/ Dëshmojnë të afërmit e 4- vjeçares shqiptare që u mbyt në pishinë

Nëna, babai dhe gjyshi i 4-vjeçares shqiptare që u gjet e mbytur në pishinën e një vile në Paksos të premten pasdite, pranë shtëpisë...

Lajme të tjera

Web TV