Formula 1/ Lewis Hamilton, në kërkim të historisë, synon “parakalimin” e Schumacher

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Siguron në Portugali nisjen, për herë të 97-të, nga vendi i parë në kërkim të fitores së 92-të. Ka siguruar nisjen nga vendi i parë të dielën, që është hera e 97-të në karrierë për të, teksa Lewis Hamilton po kërkon atë fitore të 92-të, që do t’i mundësonte të linte prapa legjendarin Michael Schumacher. Në provat zyrtare të garës së 12-të e këtij sezoni të Botërorit të Formulës 1, të zhvilluara të shtunën, ai ka fituar duelin e shpejtësisë në pistën e Portimaos me shokun e tij të skuadrës, Valter Bottas.

Piloti i “Mercedes”-it, Lewis Hamilton , do të niset nga vendi i parë të dielën në Çmimin e Madh të Portugalisë, që është gara e 12-të e këtij sezoni të Botërorit të Formulës 1, duke fituar kështu duelin e shpejtësisë në pistën e Portimaos me shokun e tij të skuadrës, Valter Bottas. Pas një shtyrjeje prej 30-minutëshe për shkak të një mbulese të dëmtuar të kanalizimeve të pistës, ngriti siparin më në fund edhe seanca e parë e provave zyrtare në Formula 1 në Kompleksin Ndërkombëtar të Algarves.

Në betejën e 10-shes së fundit, Bottas e ndali kronometrin në 1 minutë, 16 sekonda e 986 të mijtat, 47 të mijtat më i shpejtë se Hamilton. Por, në xhirot e dyta, “Mercedes”-i ndërroi gomat, duke zgjedhur ato të mesme, dhe Hamilton mori përkohësisht vendin e parë me 1 minutë, 16 sekonda e 934 të mijtat, 52 të mijtat më pak se Bottasi. Ky i fundit u kundërpërgjigj me një kohë të re prej 1 minutë, 16 sekonda e 754 të mijtat.

Por Hamilton u kundërpërgjigj me një tjetër xhiro të shpejtë, me kohën 1 minutë, 16 sekonda e 652 të mijtat, duke siguruar nisjen nga vendi i parë të dielën, që është hera e 97-të në karrierë për të, teksa po kërkon atë fitore të 92-të, që do t’i mundësonte të linte prapa legjendarin Michael Schumacher. Radhën e dytë të nisjes të dielën do ta plotësojnë “Red Bull”-i i Maks Verstapenit dhe “Ferrari” i Sharl Lëklerkut.

Lexo edhe :  Shqipëria e mbyll me zero pikë Europianin U-17, kuqezinjtë mposhten thellë nga Franca

Ndërsa në radhën e 3-të do të rreshtohen Serxhio Perez i “Racing Point” dhe Aleks Alboni i “Red Bull”-it. 10-shen e të parë e plotësojnë dy “MekLaren”-ët e Karlos Sainzit dhe Lando Norrisit, dhe Pjer Gasli me “AlphaTauri” dhe Daniel Riçiardo me “Renault”.

Të fundit

Lumi i Vjosës vizitohet nga turistë të huaj e vendas të pasionuar pas aventurës

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë të diel pamje nga Lumi i Vjosës, i cilësuar si “lumi i fundit...

Mbyllet sezoni në Serie A/ Juve në Champions, fiton Roma , Lazio mbetet jashtë europës

U mbyll këtë të dielë Serie A. Juventus ia ka dalë që të kualifikohet në Champions League, pas fitores së vuajtur 2-3 ndaj Venezias....

Krimet në Gaza, 9 nga 10 fëmijët e doktoreshës palestineze vriten në sulmin ajror

Dr. Alaa al-Najjar i la dhjetë fëmijët e saj në shtëpi të premten kur shkoi në punë, në dhomën e urgjencës në Kompleksin Mjekësor...

Shqipëria e mbyll me zero pikë Europianin U-17, kuqezinjtë mposhten thellë nga Franca

Shqipëria U17 pëson disfatë 4-0 ndaj Francës, në ndeshjen e fundit të grupit të Europianit që po mbahet në vendin tonë. Francezët e mbyllën...

Ku ndryshon Berisha nga Rama? Na e tregon Belind Këlliçi

Belind Këlliçi komentoi në “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2 CNN, edhe akuzat e disa prej kandidatëve të Partisë Demokratike, nga listat...

Lajme të tjera

Web TV