Ruçi uron kryeparlamentarin austriak: Mirënjohje Austrisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, i ka dërguar një letër urimi Kryetarit të Këshillit Kombëtar të Austrisë, Wolfgang Sobotka, me rastin e Festës Kombëtare.

Është gjithmonë një kënaqësi e veçantë të ulem dhe të shkruaj një letër për Ju. Letërkëmbimi i shpeshte është shenjë e miqësisë sonë, e respektit të ndërsjellët, si shprehje e ndjenjave e dëshirave të popujve tanë dhe i bashkëpunimit të ngushtë midis Kuvendit të Shqipërisë dhe Këshillit Kombëtar të Austrisë.

Me rastin e Ditës Kombëtare të Austrisë, Ju përcjell urimet më të përzemërta të Kuvendit të  Shqipërisë dhe të miat personalisht, për Ju, Këshillin Kombëtar dhe popullin mik austriak”, shkruan Ruçi.

26 tetori, Dita Kombëtare, është një ngjarje historike për Austrinë, vendin mik e partner të ngushtë të Shqipërisë. Për të gjashtëdhjetë e pestin vit rresht, Austria nderon miratimin nga Parlamenti të Ligjit Kushtetues mbi neutralitetin, ditë në të cilën Austria rifitoi statusin si  një vend i pavarur e sovran dhe që prej 55 vitesh kremtohet si Festë Kombëtare.

Austria është sot një ndër vendet më të rëndësishme të Bashkimit Europian dhe një mbështetëse dhe avokate e integrimit europian të Shqipërisë, për të cilën Ju jemi shumë mirënjohës. Në këtë mbështetje ne kemi ndjerë gjithmonë edhe përkrahjen  dhe inkurajimin Tuaj personal.

Gjatë këtij viti të vështirë për njerëzimin, vendet tona po përballen me pasojat e pandemisë së Covid-19 dhe unë rishpreh besimin tim se vendet tona dhe mbarë njerëzimi do ta përballojnë me durimin dhe masat e nevojshme këtë kërcënim për mbarë botën”, shkruan në letrën e urimit Ruçi./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

A po përfiton personalisht Trumpi nga posti i presidentit?

Që nga rizgjedhja e tij si president i SHBA-së, Donald Trump është përballur vazhdimisht me akuza për përfitime personale. Në fakt,...

U kap me kokainë në makinë, lihet në “arrest shtëpie” vajza e Eli Farës

Gjykata ka lënë nën masënm e sigurisë “arrest me burg” vajzën e këngëtares Eli Fara, Roxhensa kapurani alias Marina Fara. Marina u kap ditën e...

Rama thirrje për t’iu bashkuar aksionit të pastrimit: Do zhvillohet në 10 parqe

Kryeministri Edi Rama ka përcjellë mëngjesin e së shtunës një mesazh për qytetarët, duke i ftuar t’i bashkohen aksionit “Male të Pastra”, i cili do të...

ANALIZA/ Pse Donald Trump beson se e meriton çmimin Nobel të paqes

Përpjekjet e Donald Trump për të përfunduar luftën në Ukrainë kanë rikthyer fushatën e tij për të fituar Çmimin Nobel të Paqes. Gjatë një...

BSH: 3,5 miliardë lekë pagesa elektronike në 6-mujorin e parë 2025

Banka e Shqipërisë bën të ditur se përdorimi i pagesave elektronike nga qytetarët dhe bizneset ka shënuar një rritje të vazhdueshme gjatë gjashtëmujorit të...

Lajme të tjera

Web TV