A do të shkarkohet Presidenti? Trump kërkon gjykim me dëshmitarë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se i takon Senatit të vendosë se si do të zhvillohet gjyqi kundër tij.

Megjithatë ai tha se do të preferonte një gjykim të gjatë – me dëshmitarë – por që ekzistojnë disa çështje të sigurisë kombëtare.

Në Senatin amerikan ka filluar procesi gjyqësor ndaj presidentit amerikan, Donald Trump, të cilin Dhoma e Përfaqësuesve e udhëhequr nga demokratët, e akuzoi për abuzim me pushtetin dhe pengim të punës së Kongresit.

Senatin e udhëheqin republikanët.

Të dyja partitë kanë pasur mosmarrëveshje lidhur me procedurat që duhet ndjekur gjatë gjykimit të presidentit.

Demokratët kanë kërkuar që në sallë të paraqiten edhe dëshmitarë përderisa republikanët kanë kundërshtuar.

Trump akuzohet se ka pezulluar ndihmën ushtarake në vlerë të 400 milionë dollarëve për Ukrainën, dhe ftesën për vizitë në Shtëpinë e Bardhë për presidentin e ri ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, duke i kërkuar Kievit që të nisë hetime kundër rivalit të tij politik, demokratit, Joe Biden. Presidenti Trump i ka mohuar akuzat./REL

Të fundit

80 vite nga bombardimi i Hiroshimës/ Si e zgjoi Japonia “gjigantin e fjetur” dhe nisi Epoka Bërthamore

Ushtria mori një lajm të ngjashëm nga telegrafi hekurudhor: një shpërthim i raportuar. Por radari nuk kishte zbuluar një sulm...

Zelensky: Falenderojmë presidentin Trump

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky e përshkroi bisedën e tij me presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump si “produktive”, duke vënë në dukje se...

Skandali i CV-ve trondit politikën/ Japin dorëheqjen pas falsifikimit të diplomave

Ajo që filloi si një rrëfim nga një yll në ngritje në Partinë Popullore (PP) konservatore të Spanjës, është kthyer në një valë zbulimesh...

“Bankers”, Apeli shtyn për të mërkurën vendimin

Gjykata e Apelit në Tiranë ka shtyrë për të mërkurën vendimin për masat e sigurisë ndaj të arrestuarve në kuadër të hetimeve për evazion...

21 janari/ Balla ‘shpërthen’ndaj Berishës: Je përgjegjësi i masakrës, ti e urdhërove

Ministri i Shtetit, Taulant Balla, ka reaguar me një video të publikuar në rrjetet sociale, pas deklaratave të fundit të Sali Berishës lidhur me...

Lajme të tjera

Web TV