Kthimi i Kodit Zgjedhor/ Varhely: Venecia do dërgojë shpejt një opinion

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Komisioneri Evropian Për Zgjerimin Oliver Varhelyi ka reaguar pas deklaratës së presidentit Ilir Meta, i cili në lidhje me ndryshimet në Kodin Zgjedhor i është drejtuar Komisionit të Venecias.

Varhelyi përmes një postimi në rrjetin social Twitter shkruan se përgjigja nga Venecia do të jetë e shpejtë.

Ndër të tjera në reagimin e tij komisioneri ka kërkuar nga parlamenti që të presë opinionin e Venecias në lidhje me ndryshimet në kodin Zgjedhor.

“Unë besoj se Komisioni i Venecias do të japë këshilla të shpejta për palët e interesuara mbi zbatimin e Ndryshimeve Kushtetuese të 30 korrikut.

Parlamenti duhet të marrë në konsideratë këtë këshillë. Mezi po pres për të parë zgjedhjet të lira dhe të ndershme në prill 2021”, shkruan Varhelyi.

Kreu i shtetit u shpreh më herët se i janë drejtuar “Venecias” me 12 pyetje, ndërsa kërkojnë një opinion urgjent për ndryshimet që u bënë në Kodin Zgjedhor, të cilat Meta i cilëson të njëanshme.

“Besoj se jeni njohur të gjithë me dekretin për kthimin e ndryshimeve të Kodit Zgjedhor. Mendoj se është momenti i duhur për t’ju bërë të ditur juve dhe opinionit edhe kërkesën e presidentit për një opinion urgjent për ndryshimet e njëanshme drejtuar komisionit të Venecias. Me qëllim që të sigurohen standardet minimale të zgjedhjeve veçanërisht sistemi i kontrollit është jofunkisonal”, tha Meta.

Presidenti Meta ktheu për rishqyrtim në Kuvend ndryshimet në Kodin Zgjedhor të miratuara më herët vetëm me votat e mazhorancës si edhe të disa deputetëve nga opozita parlamentare./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Ekzekutoi të birin me thikë, arrestohet babai në Tiranë, zbardhet dinamika e ngjarjes

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Tiranë. Një 37-vjeçar i identifikuar si Asim Gjoni është...

Lot dhe emocione, Livia sheh babanë për herë të parë pas 22 vitesh

Livia ka përlotur me rrëfimin emocionues dhe më pas takimin e parë me të atin, plot 22 vite pasi dyshja nuk kishin pasur asnjëlloj...

Rama thirrje diasporës: Regjistrohuni për të votuar për herë të parë

Kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetin e tij social Facebook ka njoftuar se shqiptarët e diasporës do të kenë për herë të...

Gjermani, papunësia në nivel rekord në 10 vitet e fundit

Sipas të dhënave të Agjencisë Federale të Punësimit në muajin janar numri i të papunëve në Gjermani arriti në rreth tre milionë vetë. Rritja e numrit...

Do vazhdojnë shoqërinë apo do jenë kundërshtarë? ‘Kriset’ raporti Rozana-Gjesti

Gjatë qëndrimit të tyre në shpellë, duket se një lojë e nisur nga G Bani dhe Gjesti, “krisi” shoqërinë e këtij të fundit me...

Lajme të tjera

Web TV