Salianji, Gurakuqi, Luan Baçi jashtë listave të PD/Ja çfarë thotë Berisha

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Janë disa figura të rëndësishme të Partisë Demokratike që nuk janë përfshirë në listën e kandidatëve për zgjedhjet parlamentare më 25 prillit. Mes tyre janë Ervin Salianji, Romeo Gurakuqi dhe Luan Baçi. Por çfarë mendon Sali Berisha për këto figura dhe lënin jashtë të tyre? Gjatë emisionit HARD TALK NGA ROALND QAFOKU Berisha deklaroi:

-Disa emra si Ervin Salianji, Romeo Gurakuqi,  Luan Baçi nuk janë pjesë e saj listës fituese të përzgjedhur nga Komisioni i Vlerësimit të deputetëve. Cili është mendimi juaj?

-Unë kam një vlerësim të padiskutueshëm për procesin dhe për punën e bërë deri më sot. Rikujtoj këtu se ky proces i cili më parë bëhej nëpërmjet aktiveve të PD. Komisioni i ngarkuar nga kryetari apo Kryesia e PD ka marrë në shqyrtim 1600 propozime. Kjo tregon shkallën e lartë të besimit që ekziston në potencialin e madh që PD disponon sepse nga kjo shumësi ka prej tyre personalitete te PD, aktivistë të saj, por edhe personalitete që vijnë nga shoqëria civile. Komisioni i përzgjedhjes çfarëdo që të bënte në vlerësimin tim nuk mund të dilte jashtë teorisë së gabimit.

Asnjë instancë, asnjë forum, nuk operon dot jashtë gabimeve. Por në tërësinë e vet ai ka bërë një punë të admirueshme. Ka një gjë themelore për çdo forcë politike. Ka një kriter që ai është gjithmonë kriteri i drejtimit të partisë politike. I organeve drejtuese të partisë politike. Ky është kriteri politik. Në këtë kontekst natyrisht fjalën përfundimtare apo listën përfundimtare të deputetëve të PD është pa asnjë mëdyshje vepër e kryesisë së PD, kryetarit dhe Këshillit Kombëtar të saj. Në vendin ku primare janë më të konsoliduara se kudo tjetër në fund pastaj, voton konventa për kandidatin përkatës të partisë të dhënë. Dhe në konventë mund të paraqiten dy kandidatë dhe ai që merr vota më shumë zgjidhet si kandidat kryesor.

 

Lexo edhe :  Zjarre kudo, përfshihet nga flakët nënstacioni elektrik në Ibë


la.mi; ke.ba/Fjala.al

Të fundit

Alimehmeti pasardhës i Sali Berishës? Ja si përgjigjet ish-kandidati demokrat

Ilir Alimehmeti, në studion e “ÇdoKënd” me Merita Haklajn, në a2 cnn, u pyet nëse do të përfshihej në...

Më shumë interesohet Thaçi për Tiranën, sesa Kurti për të

Nga Ben Andoni Për Tiranën zyrtare Kosova është thjesht një shtet i dytë shqiptarësh, të cilit jo nuk mund t’i ndërhyhet por as t’i flitet...

Saga e Nju Jorkut/ Nga uji i heshtur në zemrën e botës, në kryeqendrën e tregëtisë

26 korrik 1788 – Shteti i 11-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Nga Leonard Veizi Kur dielli lind mbi Hudson dhe drita e mëngjesit rrëshqet...

Meloni: Jemi pro shtetit të Palestinës, por njohja përpara themelimit

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni deklaroi të shtunën se njohja e shtetit të Palestinës përpara se ai të jetë realisht i themeluar mund të sjellë...

Dështon marrëveshja në Gaza, Trump: Izraeli duhet të mbarojë punën me Hamasin

122 persona mes tyre 83 fëmijë kanë humbur jetën si pasojë e krizës në urisë në Gaza. Presidenti Donald Trump njofton se marrëveshja mes...

Lajme të tjera

Web TV